Aleatët e PS duan 41 drejtori në qarqe, gjashtë parti duan zëvendësministra
Aleatët e Partisë Socialiste kërkojnë të paktën 41 drejtori të shpërndara nëpër qarqe, në bazë të marrëveshjes parazgjedhore.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama.
Sipas marrëveshjes, ato parti që kanë marrë nga 500 deri në 1 mijë vota në qark, kanë të drejtë të kërkojnë përfaqësim në qeverisjen lokale.
Bazuar në votat e marra më 23 qershor, janë 16 parti që kanë të drejtë ti kërkojnë Edi Ramës përfaqësim të tyre në ato qarqe ku numri i votave të tyre përputhet me kushtet e marrëveshjes.
Por aleatët e PS-së që kanë marrë mbi 5 mijë vota, kërkojnë një post zv.ministri nga Edi Rama. Janë Vangjel Dule, Mark Frroku, Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Artur Dojaka e Petro Koçi, që kanë marrë mbi 6 mijë vota e që pretendojnë të paktën një zv.ministër. Partia që është më e shtrirë në vota, është Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, e cila në 8 qarqe ka marrë mbi 500 vota, aq sa kërkohet dhe në marrëveshje./ep
