E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Bujqësia është në gjendje mesjetare

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha se sektori i bujqësisë do të jetë prioritet për vitin 2012.

“Bujqësia qenka sot prioritet i qeverisë? Në fakt bujqësia është në gjendje mesjetare dhe vetëm programi ynë e nxjerr atë nga këneta e sotme” ka shkruar Rama në Twitter.

Ai gjithashtu i është referuar edhe deklaratës së kryeministrit për kanalizimet duke shtuar se keqqeverisja e ka kthyer vendin në truall gropash.

“Edhe kanalizimet thotë Saliu! Në fakt keqqeverisja e tij e ka bërë Shqipërinë truall gropash septike e përmbytjesh si në Afrikën tropikale” thekson Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›