Aleatët e PS-së sulmojnë Ramën: Prishi marrëveshjen zgjedhore
TIRANE - Aleatët e PS-së, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka dhe Petro Koçi akuzojnë kreun e opozitës, Edi Rama, se ka prishur marrëveshjen zgjedhore. Politikanet në opozitë deklarojnë se fitorja e PS-së në vitin 2013 është e dyshimtë, për sa kohë Rama po bën të njëjtat gabime si dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
“Vlerësojmë që lidershipi i PS-së më problem ka se si të neutralizojë apo reduktojë aleatët se sa fitoren në zgjedhje ose bërjen fitues të votuesve të majtë. Ashtu si disa në lidershipin e PS-së kanë më problem me njëri- tjetrin dhe urojnë humbjen e kryetarëve të radhës para fitores ndaj Sali Berishës.”- deklaroi kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi.
Edhe lideri i PDS-së, Paskal Milo shprehu keqardhje për qëndrimin që po mban PS-ja duke theksuar se po bëhen të njëjtat gabime që sollën disfatën e 2009-ës.
“Duke pasur besim se PS-ja do të kishte nxjerrë mësime nga e kaluara, nga gabimet që ka bërë, ne po shohim se po bën sërish të njëjtat gabime-“- u shpreh Milo.
Ndërsa kryetari i PSV91, Petro Koçi theksoi se “nëse klasa politike dhe pjesa socialiste e saj nuk arrin që të korrigjojë sistemin zgjedhor atëhërë është e domosdoshme që PS, si aleati kryesor i koalicionit “Aleanca për të ardhmen” të eliminojë efektet përjashtuese të kodit.”
Ndërkohë, sipas liderit të PDK-së, Nard Ndoka lideri i PS-së ka ndryshuar kursin, duke u ndikuar nga lufta e klaneve brenda partisë më të madhe të opozitës.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: PS s'ka në dorë ta përmirësojë sistemin pa konsensus