Aleatet e majte shtojne presionin ndaj Rames per sistemin zgjedhor
Aleatët e Partisë Socialiste shtojnë presionin ndaj lidershipit socialist, insistojnë në ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor. Një fakt i tillë u bë i qartë gjatë ditës së sotme, ku kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama thirri sot në një tryezë pune aletët e saj, për të diskutuar mbi ecurinë e mëtejshme të aksionit opozitar. Në këtë takim informal ishin të pranishëm të gjitha partitë pjesë e opozitës së bashkuar, me përjashtim të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Në një prononcim për shtyp, kryetari i PDS-së, Paska Milo bëri me dije se në këtë mbledhje u diskutua për ecurinë e reformës zgjedhore. “Është i domosdoshëm një kohezion i plotë për reformën zgjedhore. Ne jemi për një korrektim kombëtar, ndërkohë që duhet të të ushtrohet presion mbi PD-në për reformën zgjedhore”, u shpreh Milo, gjatë prononcimit të tij për shtyp. Po në këtë linjë, kreu i Demokracisë Sociale u bëri thirrje dhe partive të spektrit të djathtë, që t’i kërkojnë aleates së tyre, pikërisht ndërhyrjen në sistemin zgejdhor.