Çifti mbetet përgjithmonë, edhe kur merr fund një dashuri
Fillimi i biznesit me 2 milionë lireta, fundi i lidhjes dhe rilindja e një marrëveshjeje të thellë. Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana tregojnë me zemër të hapur. Ndërkohë, po mendojnë edhe për një autobiografi
Në imagjinatën e njerëzve ata bëjnë një jetë aristokrate, të rrethuar nga femrat e bukura, një pasuri e jashtëzakonshme dhe shtëpi përrallore. Ia kanë nisur nga zeroja dhe për 24 vjet kanë arritur suksesin. Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce, njëri nga Lombardia e tjetri sicilian, janë një çift i çuditshëm: janë të ndarë, por kuptohen shumë mirë. Dialogojnë shumë, koordinohen me njëri-tjetrin, nuk e durojnë më televizorin me "personazhet e tij të lodhshëm". Biseda fillon nga moda dhe vazhdon me tregjet, imoralitetin, dashurinë, jetën në çift dhe në fund, një autobiografi e ardhshme.
Gjatë viteve të fundit, figura e dizajnerit ka pësuar shumë ndryshime. Cila është diferenca mes një stilisti që punon për një grup të madh dhe një tjetri i cili është edhe sipërmarrës?
Gabbana: janë dy gjëra krejt të kundërta. Është tjetër gjë të kesh rolin e këshilltarit dhe të mbash disa lloje përgjegjësish; dhe diçka krejt tjetër të punosh për veten de të merresh edhe me shpërndarjen, financën, pra me gjithçka që ka të bëjë me firmën, konkretisht si e jona, që ka tremijë punonjës.
Dolce: Për ta saktësuar, janë plot 3600 punonjës. Ndonjëherë mendojmë se ai që nuk merret me llogaritë është më i lirë dhe krijues, fundja janë të tjerët që paguajnë. Por nuk është kështu. Ne kemi nisur nga zeroja, atëherë kur askush nuk besonte te ne dhe nuk kishim asnjë financim. Na është dashur t‘i kapërcejmë vetë pengesat, pa ndihmën e ndonjë tjetri.
A ka diçka nga firma juaj që ju shqetëson në këtë moment?
Gabbana: Jo, momentalisht biznesi ynë po ecën shumë mirë. Ndonjë herë jemi të shqetësuar për këtë rritje kaq të shpejtë. Përpiqemi të bëjmë me kujdes detyrën tonë.
Dolce: Unë mendoj se degradimi është i frikshëm. Këtë e kupton kur sheh televizor, duke dëgjuar politikanët.
Natyrisht që imoraliteti në publik duket hapur. Si mendoni ju: mos është moda ajo që e ka ushqyer këtë tendencë?
Dolce: Jo, moda nuk ka lidhje fare. Imoraliteti është në modë. Mungojnë shembujt dhe mendimi dominues vërtitet rreth dëshirës për t‘u bërë i famshëm. Falë internetit, të gjithë dinë gjithçka, njohin modën, udhëtimet, makinat, motorët. Unë mendoj se një person, i cili është vërtet inteligjent, duhet të kuptojë se jo gjithçka është e mundur. Duhet të kënaqet për atë që ka dhe është. Sot ka humbur njësia matëse. Kjo është ajo që quhet degjenerim.
Le të rikthehemi te ju: çfarë i mungon sistemit të modës italiane?
Gabbana: Rregulli dhe disiplina.
Dolce: Gjithashtu dhe një person objektiv.
Sipas jush, në ndryshim nga francezët dhe amerikanët, çfarë i mungon tjetër modës italiane?
Gabbana: Ne kemi gjithçka.
Dolce: Ndoshta mungon ndryshimi i personazheve të modës.
Nga sa punonjës përbëhet zyra juaj e punës?
Gabbana: Në zyrën e stilit femër janë 20 punonjës, ndërsa në atë të mashkullit pak a shumë 30. Këto vetëm për "Dolce & Gabbana"-n. Më pas është "D&G". Punonjësit janë kryesisht të rinj, rreth moshës 26-vjeçare.
Qyteti i Milanos ka qenë bujar me ju, ju ka dhënë shumë mundësi. A do t‘ju pëlqente për shembull ta shkëmbenit këtë eksperiencë me një shkollë?
Gabbana: Pse jo, nuk jemi dhe aq të vjetër sa të mos shkojmë më në shkollë. Gjithsesi duhet ta falënderojmë vërtet Milanon, e kemi thënë edhe në shumë intervista.
Dolce: Në fakt, borgjezia e Milanos, milanezët e vjetër, nuk janë dhe aq të sjellshëm me ne, të jemi realistë. Ne jemi pasanikët. Ne përfaqësojmë... sidomos unë jam emigrant i ardhur në Milano, siciliani që bën para. Edhe kur morëm një shtëpi të re, fqinjët na përshëndesnin me gjysmë zëri. Ne e kemi nisur biznesin 24 vjet më parë me 2 milionë lireta, me kalimin e viteve fituam shumë para dhe kjo mund t‘u pëlqejë vetëm njerëzve të thjeshtë si ne, që kur ecim rrugës na përshëndesin dhe na shtrëngojnë dorën. Është e sigurt se do të bëjmë diçka për Milanon, për njerëzit që kanë nevojë për ne, por kjo nuk do të reklamohet kurrë.
Le të kalojmë te koleksionet. Ju keni deklaruar: Mjaft me veshjet seksi!
Gabbana: Të jeni të sigurt se nuk e kemi bërë këtë deklaratë. Kemi përgatitur një koleksion dimëror për një lloj feminiliteti ndryshe, sepse dëshirojmë të ndryshojmë. Veshjet seksi nuk do të "shuhen" kurrë.
Dolce: Pas një pune të gjatë, kemi filluar të ndryshojmë, të vëmë në diskutim disa veshje. Pasi kemi biseduar gjatë, dolëm në këtë përfundim: duhet të tregojmë ende diçka? Duhet të flasim ende për Sicilinë, martesën, ndarjen?
Koleksioni i fundit dimëror, i cili tashmë ka dalë në shitje, është gjykuar mirë, i pasur me copa të bukura e plot ngjyra, që mund të vishet edhe për përditë.
Dolce: Është e vërtetë. Një modë e tillë është shumë pranë të thjeshtës, që i përshtatet botës reale.
Jeni një çift me intuitë të madhe krijuese, por fatkeqësisht marrëdhënia juaj intime ka marrë fund. Si ia bëni që rrini sërish bashkë, që jetoni nën të njëjtën çati?
Dolce: Jo nën të njëjtën shtëpi.
Gabbana: Në të njëjtin pallat po. Jemi në kate të ndryshme, bëjmë jetë intime të ndara. Pavarësisht ndarjes dhe jetës së re, ne do të jemi gjithmonë çift. Kohët e fundit kemi arritur një ekuilibër të qëndrueshëm. Mendoj se është edhe çështje zgjuarsie. E pranoj që mori fund një lidhje dashurie, por një dashuri tjetër vazhdon, ndoshta është më e rëndësishme dhe zgjat për gjithë jetën. Unë kuptoj gjithçka të tijën. Pra, përpiqemi të jemi objektivë. Unë mendoj se për të gjitha çiftet normale ose gej vjen një moment ku dëshira venitet. Ne kemi pasur një histori dashurie 20-vjeçare, të cilës gradualisht i erdhi fundi. Mendoj se dashuria e vërtetë, ajo e përjetshmja, vjen pas pasionit. Vjen vetëm pasi ke mësuar të durosh gjithçka të personit që ke në krah, si një akt lirie. Kjo na ndodhi neve dhe e kuptuam vetëm pas shumë ndryshimeve.
Thuhet se po kërkoni dikë që t‘ju ndihmojë për të shkruar një autobiografi.
Gabbana: Në fakt e kemi ndërmend si projekt. Por kërkojmë dikë që ta shkruajë. Nuk jemi dy njerëz të zakonshëm. Nuk na intereson nëse është femër apo mashkull, rëndësi ka të ketë një prozë të thjeshtë, të ngjashme me ne. Kohët e fundit po lexojmë shumë libra për të kuptuar se kush i përshtatet mendimit tonë.
Dolce: Në të vërtetë po e lëmë vetë pas dore këtë fakt. Ideja për të folur për krizën tonë sentimentale, për të rihapur plagët e vjetra, na tremb pak. Nuk mund ta gënjesh atë që do t‘i tregosh jetën tënde, ndaj mendoj se nuk është ende çasti i duhur.
Por pse një autobiografi?
Dolce: Sepse na e kanë kërkuar shumë njerëz.
Gabbana: Të rinjtë janë tepër kuriozë, shpesh na pyesin: Si ja keni bërë për të arritur suksesin? Dëshirojmë t‘u tregojmë se si jemi njohur dhe si kemi arritur deri këtu. Një roman pikërisht ashtu siç ka qenë jeta jonë. Një histori e mbushur me sakrifica dhe tolerancë.