Aleatët për Qeverinë
Autori i Lajmit: red.
Ndryshimet e bëra ditën e martë në qeveri, krijimi i grupimit të ri të qendrës si dhe emërimi i Anila Godos në postin e ministres së Shëndetësisë, kanë qënë tema e komenteve të bëra dje nga deputeti i PBDNJ-së Leonard Solis. Ai është shprehur se partia e tij nuk është e kënaqur me ndryshimet pasi ato duhet të ishin të bazuara në rendimentin e punës dhe shërbimit të qytetarëve dhe jo në lëvizje emrash dhe kënaqje me poste të dëshirave të aleatëve. Ai tha se krijimi i grupit të ri parlamentar ishte një lëvizje e zgjuar e Berishës duke i mbyllur rrugën një reagimi të mundshëm kundër të Ndokës.
Si do ti komentonte PBDNJ ndryshimet e bëra në qeveri nga kryeministri Berisha?
Do të desha ti bëjë një thirrje Berishës që ndryshimet që bën në Qeveri të priren nga kërkesat në terren. Pra për të zgjidhur problemet e popullit dhe jo të partive aleate. Deri tani kemi parë që në të gjitha modalitetet për ndryshimet që bëhen në qeveri mundohet të kënaqë partitë e koalicionit jo popullin e thjeshtë dhe jo të vihet njeriu më i mirë. Kryeministri gjithmonë ka parë lëvizjet mashtruese të lojtarit dhe asnjëherë topin. Unë do të thoja që Berisha të shikojë mirë cilat janë problematikat në terren sepse qëllimi i PD-së dhe koalicionit është rritja e mirëqënies së popullit dhe ky duhet të jetë qëllimi. Kush nuk e bën punën në terren pikërisht aty duhen bërë dhe ndryshimet, jo se cila parti duhet kënaqur. Së dyti do të thoja, për zonjën Godo konkretisht, është një bijë e denjë e një babai të denjë. Kam respekt personal, ka qenë zv/dekane prej shumë kohësh dhe vazhdon të jetë zv/dekane. Është një autoritet i shquar në fushën e shëndetësisë, gëzon besimin tim absolut dhe e përshëndes si zgjidhje.
A prisni të ketë ndryshime të tjera në qeveri, a janë të domosdoshme ato?
Besoj se do të vazhdojë të riformatohet qeveria. Deri tani hapat janë në drejtimin e duhur. Shpreh dhe kënaqësinë time për shkarkimin me ngritje të Genc Pollos më ka pëlqyer shumë.
Si e shikoni grupimin e ri parlamentar të Qendrës, a jeni të rrezikuar ju si aleat në mazhorancë, sa do të ndikojë në vendimmarrjen e mazhorancës në Parlament?
Është një lëvizje e zgjuar dhe fine e Berishës, i cili përpara se të bëjë kërcimin me shkop vendos dyshekun. Dhe për të minimizuar reagimin e demokristianëve të Ndokës ka krijuar këtë grup i cili do të garantojë vazhdimësi, dhe kalimin e ligjeve në Parlament, pra është një lëvizje e zgjuar.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008