Shehu: Grupimi i ri “heterogjen”, shpejt për ti vlersuar, pozitive mbështetja
Autori i Lajmit: red.
Si do ti komentonit ndryshimet e reja në Qeveri, a janë bërë siç duhet dhe sa të mjaftueshme janë?
Ndryshimet bëhen për arsyet e mbarëvajtjes në dikastere, por edhe për raportet politike, por dhe për problemet që lidhen me prespektivën e raporteve politike. Unë në tërësi i konsideroj pozitive dhe besoj që të influencojnë në zhvillime pozitive më tej në koalicionin mazhoritar dhe në qeverisje.
Sa e kënaq PDR-në kalimi në postin e zvendëskryeministrit?
Kryetari i PDR-së Genc Pollo pas një pune të suksesshme në Ministrinë e Arsimit dhe të vlerësuar nga vet Berisha, ai më pas i besoi tashmë një detyrë me shumë rëndësi politike. Ky post është një detyrë mjaft e rëndësishme, me një hapësirë shumë më të gjerë dhe sidomos tani që jemi në vitin e fundit të mandatit dhe në prag të një viti elektrolal merr një rëndësi të veçantë. Është një përgjegjësi tjetër e madhe që i jepet Gencit dhe vet PDR-së dhe që shpreh pozitivitetin tonë në këto vite, marrëdhëniet shumë të mira si pjesë domethënëse brenda koalicionit. Kjo është në vazhdën dhe ecurinë e marrëdhënieve shumë të mira e forcimit të marrëdhënieve midis nesh dhe PD-së dhe bashkëpunimit gjithmonë e më të ngushtë dhe në të ardhmen midis nesh.
Si e komentoni emërimin e Anila Godos në postin e ministres së Shëndetësisë?
Anila është një personalitet i shkencave mjekësore shqiptare. Është një figurë e shquar në këtë fushë, ka eksperiencë të madhe në sistemin shëndetësor shqiptarë qoftë në nivele shkencore, klinike, pedagogjike por dhe në nivele drejtuese. Anila është një person që ka marrëdhënie të mira me misionet ndërkombëtare të shërbimit shëndetësor dhe që di të punojë për ti bërë ato aktive në bashkëpunim me ne. Unë kam një vlerësim absolut shumë të lartë. Jam i bindur se do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimet që duhet të prekin shërbimin shëndetësor shqiptar edhe pse tani është krijuar një terren i vëshirë dhe është viti i fundit i qeverisjes ku hapësira për reforma gjithmonë është e kufizuar. Megjithatë ka vend dhe mundësi për të bërë reforma në këtë dikaster.
A ka vend për ndryshime të tjera në Qeveri, dhe cilat do të ishin ato nëse po?
Unë nuk i shikoj ndryshimet në ndryshime njerëzish, por me përshpejtim reformash. Pra duhet të jenë shumë të gjëra dhe jo ndryshimi i një emri me një emër. Padyshim që ka vend për ndryshime në Qeveri. Ky është një problem që Kryeministri po e shikon me vëmendje dhe jam i bindur se do të pasqyrohet me ndryshime të tjera në të ardhmen.
Cili është komenti juaj për grupimin e ri parlamentar, a përbën rrezik për prishjen e balancave brenda mazhorancës, dhe a do të jetë faktor në vendimmarrjen e koalicionit të djathtë?
Ata kanë vlerësimin e tyre, peshën e tyre, numrin e tyre, kam konsideratë dhe respekt për gjithë vendimet që marrin kolegët deputetë për grupimin e ri. Është një grup me prejardhje heterogjene, megjithatë do të gjykojmë në të ardhmen sa do të jetë solid, i qartë në qëndrimet dhe vendimet e veta. Është shpejt akoma për të dhënë mendime. Origjina hetërogjene e tyre të bën që mos të nxitohesh në vlerësimin e këtij grupi. Duke i gjykuar nga programi që u paraqit dhe idetë që hodhën duken pozitive dhe interesante dhe tregojnë se do të jenë në mbështetje të zhvillimeve pozitive.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008