E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Uithers, reagon Topalli

Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i përgjigjget letrës së ambasadorit amerikan, Xhon Uithers për largimin e përfaqësuesve të SHBA-së dhe OSBE-së nga salla e Kuvendit. Sipas saj ky ishte vetëm një ndryshimi i vendeve, nga lozha në galeri, për punonjësit e huaj dhe shqiptarë të programit OPDAT ka qenë vetëm keqkuptim administrativ, për shmangien e të cilit në të ardhmen janë marrë të gjitha masat. “Jam e lumtur që, së bashku me kolegët kemi arritur të bëjmë transparente, më shumë se kurrë, veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Dëshiroj t ju siguroj se, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë që të largohet njeri nga ndjekja e punimeve të Parlamentit”, - shkruan Topalli në letrën drejtuar Uithers. Të njëjtin argument ajo përdor dhe në letrën dërguar Shefit të Prezencës së OSBE-së, Robert Bosch.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›