Opozita mocion të ri ndaj Topallit
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Mendoj se nxjerrja nga Parlamenti i përfaqësueseve të SHBA-së është në vazhdën e një drejtimi krejtësisht jodemokratik të Kuvendit dhe ne do ta mbështesim riaktivizimin e kërkesës për mocion ndaj Topallit nga ana e PS-së, sikurse ajo e ka bërë të ditur javë më parë”, - tha Meta
Opozita shqiptare i rikthehet idesë së saj për një mocion mosbesimi ndaj kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Këtij qëndrimi i janë bashkuar Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe Partia Socialdemokrate. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta pohoi dje se sjelljet aspak demokratike të kryeparlamentares Jozefina Topalli duke nxjerrë jashtë Kuvendit përfaqësues të SHBA-së dhe OSBE-së si dhe masat e marra ndaj deputeti socialist, Taulant Balla janë një arsye e mjaftueshme që PS të riaktivizojë kërkesën e saj për mocion mosbesimi nga Topallit. Edhe nënkryetari i Kuvendit njëkohësisht deputet i PS-së, Ylli Bufi tha se PS do të mbështesë çdo iniciativë që në radhë të parë siguron transparencën, dhe kryerjen në mënyrë të rregullt në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën të çdo veprimtarie në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa deputetja e PSD-së, Diana Çuli kujtoi se partia e saj ka qenë nismëtare e një mocioni ndaj kryeparlamentares prandaj do mbështesin çdo lloj nisme të tillë.
Qëndrimi
“Mendoj se nxjerrja nga Parlamenti i përfaqësueseve të SHBA-së është në vazhdën e një drejtimi krejtësisht jodemokratik të Kuvendit dhe ne do ta mbështesim riaktivizimin e kërkesës për mocion ndaj Topallit nga ana e PS-së, sikurse ajo e ka bërë të ditur javë më parë”, - tha Meta. Ai pohoi se nuk ka ndonjë rast më flagrant, sesa kjo ngjarje që ka ndodhur në Kuvend, ku Kryetarja e Kuvendit në vend që t i qetësonte gjakrat, përkundrazi i fryu edhe më tej zjarrit. Sipas tij vendimi i Byrosë së Parlamentit në drejtimin e Topallit është i padrejtë dhe krejtësisht i njëanshëm pasi merr një masë ndëshkuese ndaj deputetit Balla, por nuk merr asnjë masë dhe asnjë qëndrim ndaj deputetit Sali Berisha, i cili jo për herë të parë i fyen të gjithë deputetët e opozitës që guxojnë të ngrenë probleme, të godasin korrupsionin e tij dhe të Qeverisë së tij. “Një sjellje krejtësisht primitive, që jo një Kryeministri, jo një deputeti, por edhe një qytetari të thjeshtë nuk do i lejohej”, - tha ai. Meta deklaroi se LSI distancohet nga nga skenat e dhunës verbale dhe politike të iniciuara dhe të realizuara sipas tij, nga dyshja Berisha –Topalli. Ai tha se LSI denoncon edhe njëherë aktin e turpshëm të Sali Berishës, i cili në papërgjegjshmëri të plotë u shfaq në sytë e shqiptarëve, ai që është në të vërtetë, një karakteropat i pandreqshëm dhe i rrezikshëm njësoj si në 97-ën. Edhe deputetja e PSD-së, Diana Çuli e dënoi atë që ajo e quajti agresivitet të kryetarit të Partisë Demokratike i cili sipas saj, është vazhdë e gjithë agresivitetit, shantazhit dhe papërgjegjshmërisë që ka mbizotëruar qeverisjen aktuale në këta tre vjet të mandatit të saj. Dhuna në Kuvend, tha Çuli është pjesë e dhunës ndaj institucioneve të pavarura, ndaj drejtuesve të tyre, ndaj Kushtetutës, dhunë dhe vdekje ndaj banorëve të Gërdecit. Sipas saj kjo qeveri e korruptuar dhe klanore, që mbron vazhdimisht korrupsionin që nga çështja Sefgjini, që nga afera e rrugës Durrës-Kukës dhe shumë të tjera, e pranon sjelljen e dhunshme dhe kërcënuese të kryetarit të saj, sepse i vjen për mbarë të drejtojë Shqipërinë me një moral të tillë, për të realizuar korrupsionin e saj.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008