E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleatet pro dhe kunder Rames

E diel 09 Tetor 2011 1717

ALEATET GJINUSHI MILO NDOKAAleatet e Partise Socialiste e shohin me dyshim nje bashkepunim te mundshem PS-PD pas propozimeve qe socialistet kane ofruar permes paktit prej 10 pikash.

Kryetari i PSD Skender Gjinushi thote se ky pakt eshte vetem nje pjese e 12 rekomandimeve nga nderkombetaret qe do te conte sipas tij vetem ne nje zgjidhje te djeshme te krizes. Kryetari i PDS Paskal Milo duke e pare kompromisin si te nevojshem per vendin argumenton se kjo eshte rruga e vetme e zgjidhjes ne kushtet kur mazhoranca nuk po shfaq maturi. Demokristiani Nard Ndoka i kerkon opozites te mos prese pafund per dialog kur vete PD nuk paraqet interes per bashkepunim. Por pika ku aleatet nuk ndajne qendrime te njejta eshte kursi qe po ndjek opozita. Gjinushi e kritikon ate ndersa Milo thote se tensionimi i metejshem i situates do te sillte regres. Ndersa per demokristianin Ndoka pozicionimi i opozites mund te ndryshoje nese nuk ka sinjale bashkepunimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›