E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi mazhoranca dhe opozita fajesojne njera-tjetren

Mazhoranca dhe opozita fajesojne njera-tjetren per mundesine e nje pergjigjeje negative nga Komisioni Evropian lidhur me ceshtjen e integrimit. Per aleancen e djathte fajtore eshte opozita e majte me qendrimet bojkotuese dhe bllokuese qe kane cenuar imazhin e vendit. Per koalicionin e majte qeveria nuk ka luftuar mjaftueshem korrupsionin dhe krimin. Ne kete debat politik e vetmja pike e perbashket duket se eshte mendimi se ne 12 tetor pergjigja e Brukselit do te jete negative. Deputeti demokrat Tritan Shehu shprehet se gjerat nuk kane ecur mire ne 12 muajt e fundit per faktin e thjesht se PS-ja dhe opozita ne teresi nuk ka asnje kontribut ne realizmin e 12 prioriteteve te integrimit te vendit ne BE. Shehu thote per DW-n se opozita eshte bere pengese ne dy vitet e fundit me kushtet absurde qe vendos duke bllokuar dialogun per ndermarrjen e reformave te kerkuara. Mendoj se opozita ka bere nje gabim te madh fatal per vendin por dhe per veten e saj per vizionin e saj. Duke bere ne kete menyre qe te ngadalesohet procesi i integrimit. Fatkeqesisht edhe kthimi i fundit ne parlament ngjan me ate te bojkotit te meparshem kur ne momentin e votimit te ligjeve dilte jashte kurse tani nuk del jashte por voton kunder dhe nuk merr pjese ne asnje votim ligji qe kerkon shumice te cilesuar te votave. Por per socialistin Ditmir Bushati vleresimi jo pozitiv i Komisionit Evropian ka pasur nje sere arsyesh thelbesore per te cilat pergjegjesine e mban qeveria dhe mazhoranca e djathte.Elementi i pare kritik ka te beje me zgjedhjet e fundit lokale te 8 majit te ketij viti. Sipas deklarates se perbashket te 19 korrikut te baroneshes Ashton dhe komisionerit Fyle zgjedhjet sidomos ato ne Tirane ishin jo te mira. Elementi i dyte kritik lidhet me faktin se perparesite e tjera qe kane te bejne me korrupsionin me administraten publike me krimin e organizuar me garantimin e te drejtes pronesore nuk jane adresuar ne menyren e duhur cka e penalizon Shqiperine ne fitimin e statusit te vendit kandidat per ne BE dhe fillimin e bisedimeve per anetaresim - theksoi ai. Lidhur me rikthimin e opozites ne Kuvend Shehu shprehet se serish qendrimi i saj nuk mund te parashikohet se si do te vijoje dhe se sa do ti vleje normalizimit te jetes parlamentare dhe miratimit te reformave. Ndersa Bushati kritikon qendrimin e fundit te mazhorances ndaj paktit me 10 pika te opozites. Ky propozim konkret para 12 tetorit ishte nje mundesi per marrjen e statusit te vendit kandidat sepse nxit bashkepunimin ne aspekte kryesore ne realizmin e reformes zgjedhore ne reformen parlamentare modernizmin e institucioneve kushtetuese per nje proces sa me objektiv per diskutimin e votimin e ligjeve qe kerkojne 3/5 e votave ne parlament sepse ligjet qe kerkojne 3/5 e votave jane ato ligje qe bejne shtetndertimin dhe per kete na duhet qe te kete nje perputhje vizionesh - tha ai. Kjo lufte deklaratash le pa zgjidhje situaten politike ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›