E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 maji ne Venecia. Komisioni seance per Shqiperine

Komisioni i Venecias diskuton javen e ardhshme per problemet zgjedhore ne Shqiperi ne funksion te pergatitjes se nje opinioni per permiresimet qe duhen bere ne kodin elektoral. Me 13 tetor ne mbledhjen e Keshillit per Zgjedhje Demokratike nje strukture brenda komisionit do te informohet per punen e bere deri me tani lidhur me kete ceshtje. Pas zgjedhjeve lokale dhe ne vecanti pas mosmarreveshjeve qe linden per zgjedhjen e kryebashkiakut te Tiranes Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes kerkoi nje opinion per permiresimet qe duhen bere ne legjislacionin e zgjedhur duke pasur ne konsiderate problemet ne procesin e 8 majit. Nje opinion ne bashkepunim me OSBE-ODIHR-in do te pergatitet per komisionin ne sesionin e dhjetorit. Sekretariati do te informoje per progresin e deritanishem ne kete ceshtje. Pak kohe me pare edhe pas nje kerkese edhe te forces kryesore te opozites Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes Thjoborn Jagland iu drejtua me nje leter presidentit te Komisionit te Venecias ku kerkonte pergatitjen e nje opinioni per Shqiperine duke u ndalur posacerisht tek problematikat qe u shfaqen ne Tirane pikerisht procedurat qe u ndoqen pasi u konstatua hedhja e votave te qytetareve ne kutine e gabuar. Ne fakt socialistet kerkuan qe Komisioni i Venecias te shprehej per ligjshmerine e procesit te 8 majit por ne letren e tij sekretari i pergjithshem kerkon opinion ne funksion te permiresimit te legjislacionit zgjedhor per te ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›