E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj e Harasani Rama ktheu PS-ne ne prone te tij

Dy deputetet socialiste Arben Malaj dhe Andis Harasani ashpersojne kritikat ndaj kryetarit Edi Rama. Duke analizuar propozimet e kryesocialistit Edi Rama qe nga ndryshimet kushtetuese e deri te listat e kandidateve ne zgjedhje ata thane se eshte perjashtuar teresisht mendimi i deputeteve socialiste. Marreveshja individuale mes Berishes e Rames beri ate ndryshimin e madh kushtetues ku u hoq mundesia qe te kontrollohet se kush do te jete Presidenti i Shqiperise ne kuptimin e zgjedhjes se njeriut qe do te perfaqesonte unitetin e popullit jo preferencat individuale as te Rames e as te Berishes. Dhe nga ana tjeter u ndertua edhe sistemi me lista te mbyllura ku tashme partite politike sic konsiderohet kudo ne bote nese votohet me liste te mbyllur nuk jane partite e njerezve me eksperience e perkushtim por jane partite e besnikeve te partise. Pra ne nje republike parlamentare deficiti demokratik eshte ne nje pike me te larte. Zgjidhni me voten tuaj vetem kryetarin e komunes dhe te bashkise - tha Malaj. Gjithashtu dy deputetet u shprehen kunder praktikave te ndjekura deri tani nga opozita sic jane grevat apo bojkoti. Per sa i perket zerave per krijimin e nje force te re politike Malaj dhe Harasani bene te ditur se jane duke bere perpjekje vetem per demokratizimin e Partise Socialiste. Partia Socialiste do te rikthehet ne vlerat e saj me te mira ne vlerat intelektuale dhe si parti ajo do te behet parti e te gjitheve do te behet nje bashkim vullnetar jo nje OJQ qe here braktis kuvendin here voton here kercen gardhin e here hyn ne greve urie - tha me tej Harasani gjate nje takimi te organizuar ne qytetin e Vlores.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›