Kume Te ndryshohet formula per llogaritjen e mandateve

Sistem rajonal me korrektim kombetar alternativa me e mire Ndarje e re administrative nje tjeter alternative e eksperteve
Ekspertet japin sugjerimet per ndryshimet e nevojshme ne Kodin Zgjedhor. Ish-kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume sugjeron rregullimin e sistemit zgjedhor per te evituar problemet e zgjedhjeve te kaluara. Nje pike me rendesi sipas tij eshte ndryshimi i formules per llogaritjen mandateve qe cdo vote te marre vleren e duhur. Kume kujton se ne vitin 2009 nje numer i konsiderueshem votash nuk u llogariten ne rezultatin per shkak se formula e sistemit aktual proporcional ne formen sesi eshte nuk e mundeson perkthimin 100 per qind te votave ne mandate.
Sugjerimet e eksperteve per Kodin
Kjo situate ben qe per mendimin tim ne kuader te reformes zgjedhore te trajtohet si e tille jo vetem pse kjo ka denuar partite e vogla por sepse kjo menyre ka bere qe nje pjese e vullneteve te shprehura te shqiptareve te mos te konvertohen te mos te pasqyrohen ne strukturen politike te parlamentit te vendit - tha Kume. Ai shton se pabarazia e votes shkaktohet edhe per shkak te numrit te pabarabarte te votuesve ne qarqe te ndryshme. Popullata ne qarqe te ndryshme te cilat ne kuptimin zgjedhor kane te njejten peshe jane njesi zgjedhore eshte e ndryshme. Per pasoje ndodhemi perpara nje situate te tille situate e cila per mendimin tim kerkon me domosdo qe te trajtohet sepse kemi deputete te cilet shkojne ne Parlamentin e Shqiperise me diferenca te medha votash nga njeri-tjetri gje qe e ben ne parim jo te barasvlershme voten e shqiptareve ne te gjitha qarqet - tha Kume. Ai sugjeron si menyren e duhur per te zgjidhur kete situate nje sistem proporcional rajonal por me korrektim kombetar. Mendoj se ndodhemi para variantit per venien ne zbatim te sistemit proporcional rajonal me nje liste korrektuese kombetare gje qe mund te reflektohet te realizohet nepermjet ndryshimit perkates ne Kodin Zgjedhor dhe jo ne kushtetute - tha Kume. Ish-kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve jep dhe dy variante alternative ajo e nje ndarjeje te re administrative cka eshte e veshtire per shkak te nevojes per 84 vota dhe ulja e numrit te qarqeve duke barazuar madhesine e tyre. Zgjidhja e trete mund te behet permes nderhyrjes ne Kushtetute ne nenin ku qarku parashikohen si njesi zgjedhore dhe ne vend te tij te vendoset si njesi zgjedhore nje tjeter ndarje administrative. Nderkohe dy dite me pare nje tjeter ekspert i zgjedhjeve ka sugjeruar nje tjeter model per Shqiperine. Sipas Luan Omarit duhet te vihet ne zbatim modeli lituanes sipas te cilit KQZ-te duhet te jene me gjyqtare dhe jo me njerez te zgjedhur nga politika. Nuk do te ishte ndonje mekat qe komisioni te caktohej nga partite politike por pervoja konkrete e vendit tone ka treguar se kjo formule ka deshtuar. Tek ne duhen bere perpjekje maksimale qe te sigurohej qe Komisioni te perbehej nga njerez te paanshem. Mund te caktohen gjyqtare per shembull gjyqtare qe te kalojne ne filtrin e organizmave qe do te vendosin per perberjen e komisionit. Mund te caktohen nga Konferenca gjyqesore kombetare - ka sugjeruar Omari. Por administrimi i zgjedhjeve dhe sistemi zgjedhor jane dy problematikat qe sipas Omarit reflektohen ne kodin aktual. Ai kerkon nga partite politike qe te zgjidhen keto dy ceshtje ne komisionin parlamentar te reformes zgjedhore. Sistemi me i mire sipas tij eshte ai proporcional rajonal.