E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetja e re e PS-së: Keqardhje për mandatin e Beqjes

Zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja një ditë më parë i jep fund aktivitetit parlamentar për këtë legjislaturë deputetit të qarkut të Shkodres, duke i hapur rrugë procesit të verifikimit të mandateve nga komisioni parlamentar dhe betimit të Paulina Hoxhës, e cila sipas listës së zgjedhjeve të 2009, është e pesta në radhë.

Vetë pedagogia e universitetit të Shkodres Paulina Hoxha një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shpreh keqardhjen për ndërprerjen e mandatit të Beqës.

Paulina Hoxha do jetë deputetja e dytë që do betohet në gjysëm të mandatit dhe legjislaturës parlamentare të kuvendit të Shqipërisë, pas Ramiz Çobës, po deputet i qarkut të Shkodrës por i Partise Demokratike i cili zuri vendin e Gëzim Dibrës pas ndarjes së këtij të fundit nga jeta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›