Alegri: I pavendosur për ndeshjen me Interin
Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, ka frikë se finalja e Superkupës së Italisë, kundër Interit, mund të zgjidhet nga pika e bardhë e penalltive. Nga ana tjetër, bënë të ditur se këtë trofe mund ta fitoj ekipi që është më mirë psikologjikisht, pasi është i bindur se të dyja formacionit fizikisht nuk janë mirë. Për të fituar trofeun e parë të sezonit duhet të përdorim kokën sepse këmbët nuk janë në formën e duhur.” Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, ka bindjen se nesër ndaj Interit, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Italisë, kuqezinjtë duhet të luajnë me zgjuarsi duke marrë parasysh se forma fizike është shumë larg të qenit optimale. Përsa i përket formacionit titullar, Allegri u shpreh se “Boateng, Robinho, Cassano dhe Pato do të jenë në luftë për 2 vende në sulm”. “Do të kemi nevojë për të gjithë lojtarët, edhe për ata që do të nisin ndeshjen nga pankina sepse ndeshja mund të zgjasë më shumë se 90 minuta”, shtoi trajneri kuqezi. “Për të qenë të sinqertë, forma fizike e skuadrës nuk është optimale. Plus që luajmë në një orar ndryshe, i cili do të ketë ndikimin e vetë te futbollistët. Do kishte qenë më mirë nëse kjo ndeshje do të ishte luajtur më vonë. Unë jam i kënaqur me futbollistët që kam. Eto dhe Shnajder janë futbollistët që do të kisha preferuar që Interi të mos i kishte, sepse janë dy element të një niveli botërorë, të cilët mund ta zgjidhin ndeshjen nga momenti në moment.”- përfundon Alegri.