E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësueses së Zvicrës i shtohet edhe një shqiptar

Beg Ferati është shqiptari i ftuari i radhës i përfaqësueses së Zvicrës. Kjo për ndeshjen testuese kundër Lichtenchteinit që zhvillohet më 10 gusht. Ferati kështu e ka rritur në 7 numrin e futbollistëve shqiptar që kanë veshur fanellën e përfaqësueses zviceriane, pas Behramit, Bunjakut, Xhemailit, Shaqirit, Mehmedit dhe Xhakës. Edhe pse me fanellën e skuadrës së tij të re SC Freiburg të Gjermanisë, Beg Ferati nuk la përshtypje të mirë në ndeshjen e fundit për Kupë, ku ai ishte shkaktar i një penalltie në fund të ndeshjes që solli eliminimin e skuadrës së tij. Por pavarësisht këtij incidenti mbrojtësi shqiptar ka fituar besimin e selektorit zvicrian Otmar Hitzfeld dhe është ftuar të debutojë në ndeshjen e 10 gushti me përfaqësuesen e Zvicrsës. Në këtë ndeshje përveç Feratit nga futbollistët shqiptarë janë futar edhe Blerim Xhemaili (Napoli), Admir Mehmedi (Cyrih) dhe Xherdan Shaqiri (Bazel).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›