Seedorf: Interi gjithmonë i rrezikshëm

Mesfushori i Milanit, Calrence Seedorf ka thënë se Interi gjithmonë ka qenë "i rrezikshëm" dhe i tillë do të jetë edhe në Superkupën e Italisë që do të zhvillohet sot me fillim nga ora 14:00.
“ Kjo ndeshje është e rëndësishme pasi po luajmë me një ekip të madh dhe me një trajner të madh”.
“Interi gjithmonë na ka vënë në vështirësi dhe mendoj se do të jetë ndeshje e vështirë. Për çdo rast, jemi të gatshëm për këtë”, theksoi Seedorf.