Alegri: Nuk kam probleme me Berluskonin
ITALI- Masimiliano Alegri ka hedhur poshtë zërat për mosmarrëveshje mes tij dhe Silvio Berluskonit, ndërsa ka fiksuar afatshkurtër objektivat e Milanit. Duke folur në prag të sfidës së sotme ndaj Kievos, tekniku kuqezi ka deklaruar pa modesti se skuadra e tij mbetet favoritja për të fituar titullin kampion, pavarësisht se ekipe si Juventus, Udineze apo Lacio, kanë bërë më mirë deri më tani. “Duhet ta lëmë mënjanë ndeshjen me Barcelonën, pasi të dielën na pret një sfidë e rëndësishme dhe e vështirë, - tha Alegri. – Në ndeshjet e ardhshme duhet të bëjmë sa më shumë pikë në mënyrë që të jemi në krye përpara Krishtlindjeve. Duhet të përqendrohemi më shumë në nivelin psikologjik, pasi një javë më parë në Firence bëmë një ndeshje të mirë, por nuk fituam. Kjo nuk duhet të ndodhë më”, shtoi trajneri i Milanit. Në lidhje me raportet me Berluskonin, Alegri tha: “Fola të premten me presidentin. Jemi të qetë dhe të bashkuar, kështu që te Milani tani nuk ka probleme. Ndeshjen me Barcelonën duhet ta konsiderojmë si një pikënisje, pasi na ka rritur vetëdijen se mund të luajmë të barabartë me këdo, ndonëse për momentin Barça e Reali janë një hap para të gjithëve”. Në lidhje me Karlos Tevez, Alegri nuk preferoi të bëjë komente, “pasi ai është ende një lojtar i Sitit dhe nuk është korrekte”.
SERIA A
Udineze-Roma 2-0
Dje
Leçe-Katania 0-1
Novara-Parma 2-1
Atalanta-Napoli
Lacio-Juventus
Sot
Kaljari-Bolonja
Çezena-Xhenoa
Siena-Inter
Palermo-Fiore
Milan-Kievo
RENDITJA
Udineze 24
Juventus 22
Lacio 22
Milan 21
Roma 17
Katania 17
Palermo 16
Napoli 15
Parma 15
Xhenoa 15
Kievo 15
Siena 14
Kaljari 13
Fiorentina 13
Atalanta 13
Inter 11
Bolonja 10
Novara 10
Leçe 8
Çezena 6
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)
SERIA A
Udineze-Roma 2-0
Dje
Leçe-Katania 0-1
Novara-Parma 2-1
Atalanta-Napoli
Lacio-Juventus
Sot
Kaljari-Bolonja
Çezena-Xhenoa
Siena-Inter
Palermo-Fiore
Milan-Kievo
RENDITJA
Udineze 24
Juventus 22
Lacio 22
Milan 21
Roma 17
Katania 17
Palermo 16
Napoli 15
Parma 15
Xhenoa 15
Kievo 15
Siena 14
Kaljari 13
Fiorentina 13
Atalanta 13
Inter 11
Bolonja 10
Novara 10
Leçe 8
Çezena 6
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)