E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeta private e Lady Gaga në një libër me foto

LONDËR- Lady Gaga publikon në një libër momente intime dhe foto nga jeta e saj. Ajo ia ka besuar këtë libër fotografit Terry Richardson, i cili ka punuar për 10 muaj duke shkrepur plot 100.000 foto nga jeta private e këngëtares.

Nuk e dimë a po përpiqet të fitojë një audiencë të re mashkullore, apo është një tjetër gjë e çuditshme që ajo bën, shkruan sot The Sun, ndërsa shpjegon se në foto janë kapur momentet më intime të Gagës. Ajo shfaqet gjysmë e zhveshur, duke ngrënë në shtrat, në vaskë, etj.

Libri është publikuar nga Hodder & Stoughton dhe flitet që nuk do të kushtojë shtrenjtë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›