E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Togo, vdesin 8 lojtarë të një skuadre

TOGO- Një tragjedi e rëndë ka goditur futbollin e Togos ditën e djeshme, teksa në një aksident rrugor, kanë gjetur vdekjen 8 futbollistë të Etoile Filante, skuadrës më të madhe të vendit. Ndërsa 13 persona të tjerë, mes lojtarëve e drejtuesve, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Autobusi me të cilin udhëtonte skuadra ka humbur një gomë në lartësitë e Gleit, 80 kilometra larg kryeqytetit. Ai është batuar disa herë dhe ka përfunduar jashtë rruge, duke marrë zjarr. Lojtarët kanë vdekur në vend.
(m.a/A.lAtifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›