E Diel, 1 Nëntor 2026

Alegri gati nje Milan agresiv Ibra Jemi me te forte se Reali

Supersfida Trajneri kuqezi Sot do te jete nje ndeshje krejt ndryshe nga ajo e Bernabeut

Zhoze Murinjo ka mundur Milanin kater here. Tre nen drejtimin e Interit nje ne pankinen e Realit. Por edhe eshte mundur dy here nga kuqezinjte kur drejtonte Porton ne ndeshjen e Superkupes Europiane ne 2003 dhe ne derbin e pare ne pankinen zikalter gol me koke e Ronaldinjos ne asistin e Kakase. Braziliani i cili u la pushim nga Alegri mund te jete e reja e trajnerit. Alternativat nuk mungojne. Inzagi pret vetem te lirohet nga zinxhiret. Ndeshje si kjo e sotmja dhe rekordi i golave ne Europe qe mbahet nga Raul 69 gola kunder 68 te Pipos mund ta karikojne ate. Sipas Alegrit Inzagi meriton te luaje gjithmone por ne skuader ka ekuilibra. Ndersa nuk ka asnje dyshim per Ibrahimovic. Jam mire thote suedezi e ndihmoj skuadren dhe skuadra me ndihmon mua. Perse nuk fituam ndaj Juves Sepse gabova ne 2-3 raste per gol qe normalisht nuk humben. Ishim me te forte se ata por Juve nuk gaboi dy rastet qe pati. Tani duhet te shikojme perpara. Ndaj Realit kam shume besim se do te bejme nje ndeshje te mire por duhet te gjejme ekuilibrin e duhur. Ne Madrid nuk na eci. Ata dominuan ndersa ne ishim te ngadalte dhe jo agresive. Sot do te demonstrojme se jemi po aq te forte sa Reali pse jo me te forte. Ibra me pas nuk i kursen komplimentet per Murinjon. Per te dyten here Ibra do te perballet me Murinjon. Kam nje marredhenie te mire tregon suedezi. Me ate tek Interi ka qene nje vit fantastik. Nga ai kam mesuar shume ka nje personalitet te madh. Por kur gjyqtari te vershelleje per fillimin e ndeshjes nuk do te mendoj per te por vetem per Milanin. Dhe mos me flisni per sfide me Kristiano Ronaldon Milan-Real eshte nje sfide e dy skuadrave te medha. Ndersa trajneri Masimiliano Alegri e nis nga ndeshja e te shtunes Me Juven beme nje paraqitje te mire nje nga me te mirat e sezonit. Ata gjuajten me pak ne porten tone ne krahasim me kundershtaret qe jemi perballur deri tani. Por sot eshte Reali. Ne Madrid ishte nje ndeshje jo e mire per kualitetin tone. Pesuam dy gola te pafat dhe nuk luajtem mire teknikisht. Sonte duhet te bejme nje ndeshje me nje Milan ndryshe nga ai i Madridit. Do te ushtrojme presion dhe do te duhen ruajtur ekuilibrat ne reparte. Jam i qete sepse skuadra prodhon shume. Duhet te mesojme te jemi me agresive dhe te kerkojme me ngulm fitoren i pyetur nese do te kete nje mbulim special per Kristiano Ronaldon Alegri pergjigjet E respektoj te gjithe Realin ai eshte nje vlere e shtuar por ne jemi dhe duhet te tregojme se jemi Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›