Kriza prek edhe linjen Porto Romano-Durres
Jo vetem ne kryeqytet por edhe ne Durres qytetaret jane perballur me veshtiresi per sa i perket transportit urban. Linja Durres-Porto Romano qe mbulohet nga nje subjekt privat nuk i ka njohur abonete ne pritje te nje vendimi qe do te mberrije nga Tirana. Edhe ne kater linjat e tjera te transportit urban qe mbulohen nga Parku i Autobuseve ndermarrje ne varesi te Bashkise se Durresit ka mjaft qytetare qe ankohen per mungesa te aboneve. Drejtori i ketij parku Afrim Bakaj sqaron per gazeten se ka pasur nje dyndje te qytetareve per pajisjen me abone te cilat kete here jane tregtuar te gjitha ne nje kohe rekord. Ashtu si cdo muaj edhe kete here jane hedhur ne shitje 4200 abone te ndara 2600 per te rritur dhe 1600 per nxenes. Tarifa percaktohet me vendim te Keshillit Bashkiak te Durresit dhe nuk mund te ndryshoje nga muaji ne muaj. Megjithate mjaft qytetare te interesuar kane hasur ne veshtiresi per sigurimin e nje aboneje. Bakaj pohon se problemi i krijuar ne Tirane u mbart si frike per situate te ngjashme dhe ne Durres e kjo solli ne nxitimin e qytetareve per tu pajisur me to. Nga data 27 tetor deri me 1 nentor jane shitur te 4200 abonete mujore qe funksionojne per linjat qe lidhin qytetin me lagjet periferike. Linjat urbane ne Durres te cilat jane ne varesi te bashkise se qytetit jane Durres-Plazh Durres-Unaze-Plepa Durres-Currila dhe Durres-Shkozet. Nderkohe vetem nje nga sherbimet e transportit urban ofrohet nga operator privat ajo qe lidh qytetin me periferine veriore te tij Spitallen dhe Porto Romanon. Ne kete linje qytetaret deklarojne se abonete jane bllokuar plotesisht. Po ashtu nuk njihen as librezat e invaliditetit. Udhetaret e kesaj linje jane kryesisht pjesetare te familjeve me probleme te mprehta social-ekonomike dhe situata e krijuar rendon shume mbi buxhetin e pamjaftueshem familjar. Uroj te zgjidhet sa me shpejt problemi pasi dy nga femijet e mi udhetojne cdo dite per te shkuar ne shkolle. Ata jane ne shkolle te mesme dhe ne zonen tone nuk ka. Pra kerkojne 120 leke te reja ne dite vetem ata. Burri im del ne qytet per te kerkuar pune dhe atij i duhen 60 leke te tjera vajtje-ardhje. Po ashtu dhe une qe me duhet te bej ndonje pazar ne treg se ne dyqane cmimet jane te larta pra ne total neve na duhen 240 leke te reja ne dite qe eshte e paperballueshme pasi jetojme vec me nje rroge te siguruar mbi bazen e punes ditore thote Drita nje grua 44-vjecare nga Spitalla. Te njejtin shqetesim me te ndajne dhe shume te tjere perdorues te rregullt te autobuseve te transportit urban ne Durres.