Man. UTD nje hap drejt 1/8 Totenhemi shpartallon Interin
Mbremja e djeshme e vlefshme per ndeshjet e katerta ne grupet A B C dhe D ka dhuruar mjaft surpriza ndersa Mancester Junajtid ka bere nje hap te rendesishem drejt kualifikimit. Interi shpartallohet 3-1 ne fushen e Totenhemit. Zikalterit jo vetem qe shperdoruan mundesine per te kaluar perpara kohe ne 1/8-at por tashme zbresin ne vendin e dyte ne grup. Hapa fals kane bere edhe Lioni qe i mjaftonte vetem 1 pike por ka humbur 4-3 ne fushen e Benfikes dhe Barca e cila nuk shkoi me teper se barazimi 1-1 me FC Kopenhagen.
Ndeshja ne Angli parashikohej mjaft e veshtire per skuadren e drejtuar nga Rafa Benitez jo vetem prej mungesave te shumta Zhulio Sezar Kambiaso Mota Stankovic e Mariga por edhe sepse londinezet kerkonin me patjeter fitoren ne menyre qe te qendrojne ne garen per te kaluar fazen e grupeve. Edhe trajneri Redknap nuk ka pasur ne dispozicion disa lojtare me peshe si Defoe dhe Dauson por skuadra e tij nisej me avantazhin statistikor se ne Europe eshte e pathyeshme ne shtepi ndersa ka rikuperuar Van der Vart. Eumlshte pikerisht ylli holandez ai qe zhbllokon rezultatin pas 18 minutave loje. Modric leviz ne menyre te shkelqyer nga e majta drejt qendres dhe jep nje asist perfekt per Van der Vart i cili perfiton nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes zikalter ka kohe te kontrolloje pozicionin e portierit Kastelaci dhe ta dergoje topin ne rrjete. Totenhemi luan me marshin e peste ndersa kampionet ne fuqi te Europes vuajne te mbajne ritmin. Pjesa e pare e lojes mbyllet me nje pritje te shkelqyer te portierit vendas Kudicini i cili neutralizon nje goditje te rrezikshme denimi te Uesli Shnajder. Edhe ne fraksionin e dyte te lojes diferenca atletike ndermjet Totenhemit dhe Interit eshte e dukshme ndersa zikalterit vuajne perballe shpejtesise se kundershtareve. Tentativat e te besuarve te Redknap shperblehen ne te 61-ten Bejl vazhdon te jete i papermbajtshem nga e majta pavaresisht se perballe ka nje kundershtar si Maikon dhe sherben te Krauc qe dyfishon shifrat. Etoo me golin e tij ne te 79-te krijon iluzionin se Interi mund te rikthehej ne loje por ne sekondat e fundit te takimit ishte Pavlicenko ai qe firmosi fitoren finale 3-1 te anglezeve. Ne takimin tjeter te Grupit A Teuente fiton 0-2 ne fushen e Verder Bremenit dhe mbetet ne gare. Golat e holandezeve jane realizuar nga Cadli dhe Jong ne dhjete minutat e fundit te ndeshjes ndersa ne te 76-ten Frings kishte lene gjermanet ne inferioritet numerik. Ne Grupin B Lioni ruan kreun pas humbjes 4-3 ne fushen e Benfikes me portugezet qe i shenuan te katert golat ne fraksionin e pare te lojes. Shalke nuk shkon me teper se barazimi pa gola ne fushen e Hapoel Tel-Avivit por gjermanet ruajne vendin e dyte. Mancester Junajtid ne Grupin C arrin kuoten e 10 pikeve me fitoren 0-3 ne fushen e Bursaspor dhe hipotekon kualifikimin ndersa Valencia shkaterron 3-0 Rejnxhers dhe merr vendin e dyte. Ne Grupin D Barcelona ruan kryesimin pas barazimit 1-1 ne fushen e Kopenhagen ndersa Rubin Kazan e Panathinaikos ndajne nga nje pike ne sfiden qe vlen nje vend ne Europa League.