Alegri mbyll polemikat: Me Paton, asnjë problem
TIRANE-Në prag të transfertës ndaj Atalantës, çështja që mban ende pezull ambientin e Milanit është ajo e përplasjes mes Aleksandre Patos dhe trajnerit Masimiliano Alegri. Sulmuesi brazilian deklaroi se tekniku nuk i flet as me gojë për t’i dhënë këshilla, gjë që nuk u prit mirë nga Alegri. E megjithatë, vetë trajneri i Milanit ka kërkuar të mbyllë polemikat mbi këtë çështje. “Mes meje dhe Patos nuk ka patur asnjë problem dhe nëse ka patur, tashmë është zgjidhur, - deklaroi Alegri në konferencën e sotme për mediat. – Mendoj se ai do të qëndrojë te Milani, madje edhe unë që të qëndrojë te Milani. Them se mund të jetë një blerje e rëndësishme e janarit, duke parë që në pjesën e parë të sezonit ka luajtur pak”. Në lidhje me Pipo Inzagin dhe futjen e tij në listën e Champions League, trajneri i Milanit pranoi që “SuperPipo bëri një paraqitje të mirë në fazën përgatitore në Dubai”. Sa i përket Karlos Tevez, Alegri u shpreh se “nuk e di nëse ai do të vijë te Milani apo jo, por nëse vjen, nuk do të jetë e lehtë ta rikthejë në formën e dikurshme, duke qenë se ka 2 muaj që nuk luan”. Tekniku kampion Italie nuk ka bërë të ditur se kush do të luajë në krah të Ibrahimoviç në ndeshjen e në Bergamo, Robinjo apo Pato, duke e lënë gjithçka një mister. “Janë të gjithë titullarë”, tha ai, duke i thurur më pas elozhe Gatuzos.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)