E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë, presidentja Kirchner nuk kishte kancer

BUENOS AJRES- Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner nuk kishte kancer, pasi një studim përfundimtar përjashtoi praninë e qelizave kancerogjene në gjendrën e tiroides pas operacionit të kryer të mërkurën, njoftoi sot zëdhënësi i presidencës, Alfredo Scoccimarro.

"Studimi hispatologjik përfundimtar konstatoi praninë e nodujve në të dy lobet e gjendrës tiroidale të presidentes, por ai përjashtoi praninë e qelizave kancerogjene, duke ndryshuar kështu diagnozën fillestare", bëri të ditur Scoccimarro për shtypin, duke lexuar një deklaratë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›