E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti serb Boris Tadic thote se kurre nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves

Presidenti i Serbise Boris Tadic tha sot se vendi i tij nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves. Ai i beri keto komente ne perfundim te vizites se tij ne Kosove me rastin e krishtlindjeve ortodokse vizite e cila ishte bere edhe me pelqimin e qeverise se Kosoves por me kushtin qe ajo te mos shfrytezohej per deklarime politike. Vizita e tij ne Kosove u prit me protesta te levizjes Vetevendosje dhe nje grupi organizatash joqeveritare te cilat e cilesuan te papranueshme qe ne Kosove te qendroje njeriu qe kundershton ashper pavaresine e Kosoves. Duke folur sot ne manastirin mesjetar te Decanit ai e perseriti qendrimin kundershtues i pyetur nese Serbia do ta njohe ndonjehere Kosoven.

Ju e dini pergjigjen time. Kurre. Ajo eshte e shkurter dhe e qarte. tha presidenti serb autokolona e te cilit mbreme u qellua me gure nga qindra protestues ne Decan. Ai tha se ne kete vizite deshiron te dergoje mesazhe paqeje per te gjithe ne Kosove.

Edhe serbet shqiptaret  dhe perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare duhet te kuptojne cfare eshte ekzistenca jone dhe cfare eshte roli yne e ai eshte qe te kuptojme njeri tjetrin te mbeshtesim njeri tjetrin te mundesojme jete te sigurt per femijet qe vijne pas nesh pavaresisht nga perkatesia kombetare apo fetare tha presidenti serb duke nenvizuar se vetem mesazhet e paqes kane kuptim ne Krishtlindje.

Vizita e presidentit serb Boris Tadic ne Kosove ndodhe ne nje periudhe kur serbet ne veriun e Kosoves kane vendosur qe te organizojne nje referendum me te cilin qytetaret serb ne ate zone do te deklarohen nese duan apo jo te pranojne institucionet e Kosoves. Kjo nisme qe sipas autoriteteve ne Prishtine nuk ka rrjedhoja pozitive per serbet ne veri pervec vazhdimesise se tensioneve eshte kundershtuar edhe nga pushteti aktual ne Serbi i cili e ka akuzuar opoziten serbe per veprimet e saj qe pengojne rrugen evropiane te Serbise.

Serbia deshtoi te marre muajin e kaluar statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian per shkak te zhvillimeve ne veriun e Kosoves. Bashkimi Evropian i ka vene si kusht Serbise permiresimin e marredhenieve me Kosoven qe ne radhe te pare nenkupton shtendosjen ne veriun e Kosoves ku veprojne strukturat e mbeshtetura nga Beogradi. Por presidenti serb gjate qendrimit ne Kosove ka refuzuar cdo mundesi te menjanimit te strukturave te tilla qe nuk njihen nga Prishtina. Sipas tij largimi i tyre do te nenkuptonte ne afat me te gjate shperngulje te serbeve nga Kosova.

Prishtina i ka akuzuar keto struktura dhe Beogradin per situaten ne veriun  banuar me shumice serbe ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›