Tevez, tratativa kthehet në intrigë ndërkombëtare
TIRANE-Transferimi i Karlos Tevez duket se është rikthyer në një derbi Milan-Inter në merkato, por edhe një intrigë e vërtetë ndërkombëtare. Sulmuesi argjentinas arriti akordin me Adriano Galianin, por Interi i përshpejtoi gjërat, duke i bërë një ofertë zyrtare prej 25 milionë eurosh Mançester Sitit. Kjo ka krijuar një situatë të sikletshme për të gjithë, pasi Tevez mendon si zgjedhje të parë Milanin, por klubi anglez preferon zikaltërit. Lëvizja ka prishur planet e Milanit dhe gjithçka është pezull. Kia Jorabçian, menaxheri i Tevez, ka marrë një telefonatë nga drejtori i merkatos së Interit Marko Branka, që i ka konfirmuar ofertën e bërë për Sitin, gjë që ka çuar në ngrirjen e tratativave, të paktën për momentin.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)