E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alegri s’i besonMaxarrit: Me Napolinndeshje titulli

ITALI- Deklarata e Valter Maxarrit se ndeshja Milan-Napoli nuk do të jetë decizive, nuk e bind shumë trajnerin kuqezi Masimiliano Alegri. Takimi që do të luhet të hënën në mbrëmje në “San Siro” do të përcaktojë shumë gjëra përsa i përket betejës për titullin kampion, pasi një fitore e napoletanëve, bën që dy skuadrat të barazohen me pikë. “Në San Siro shkojmë duke mos menduar për titullin”, pati thënë Maxarri. “Ata duan të fshihen, ose tentojnë ta bëjnë këtë, - u përgjigj trajneri i Milanit. – Por, ajo e së shtunës nuk ka dyshime se është një ndeshje titulli”. Alegri ka edhe argumentin pse Napoli kërkon të fshihet: “Të enjten ndaj Vilarealit, prisja që Maxarri të hidhte në fushë Kavanin, por u tregua dinak që nuk e futi. Kavani-Ibra? Edinson është ende larg Zllatanit”. Ndërkohë, trajneri i Milanit ka komentuar edhe deklaratën e Ibrahimoviç, se ishte gati të vriste për Murinjon. “Unë nuk i kërkoj të vrasë, por të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri tani. Ishte një blerje më shumë se e rëndësishme për ne dhe i kërkoj të japë kontributin që ka dhënë deri tani”, shtoi Alegri.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›