Jovetic kthehet për një muaj

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 15:15
Ylli i Fiorentinës, Steven Jovetic pret të kthehet në fushë nga lëndimi serioz brenda një muaji.
Reprezentuesi i Malit të Zi nuk ka luajtur ende këtë sezon, pas dëmtimit të ligamenteve të gjurit gjatë verës.
“Më ka mbetur edhe një muaj para rikthimit. Me OK e profesorit mund të filloj stërvitjet me ekipin e parë gjatë javës së ardhshme. Shpresoj të jem gati për ndeshjen kundër Cesenas më 3 prill. Lëndimi ka qenë periudha më e vështirë në karrierën time”, tha Jovetic për Sky Italia.