Mbyllet pa gola në ShkodërTirana 5 barazime radhazi 0-0
TIRANE- Tani u bënë pesë. Bëhet fjalë për barazimet radhazi në shifrat 0-0 për Tiranën, e cila e ka mbyllur me rrjeta të paprekura edhe kryendeshjen e javës së 22-të, përballë Vllaznisë. Në “Loro Boriçi”, pavarësisht se nuk u gjet rruga e golit, është zhvilluar një ndeshje e bukur, me vendasit që kanë dominuar dhe me bardheblutë që nuk kanë dalë të mposhtur nga rivali direkt për Kupat e Evropës. Por, Tirana në këto momente duket se ka hyrë në një tjetër krizë, atë të gjetjes së golit. Bardheblutë nuk kanë shënuar në 5 takime radhazi në kampionat dhe do të jetë e vështirë të gjesh një rekord të tillë negativ për këtë skuadër. Edhe pse sot kishin në fushë Pero Pejiç dhe një pjesë të mirë të titullarëve, porta e Armir Grimës sërish ka mbetur e paprekur. Barazimi ndërkaq e bën betejën për Kupat e Evropës tepër të vështirë për Tiranën. Vllaznia është ngjitur në kuotën e 39 pikëve, duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh nga bardheblutë, ndërkohë që javët e mbetura janë vetëm 11. Megjithë rastet e shumta të krijuara, Vllaznia nuk shënoi dot dhe lufta për titullin kampion tashmë mund të quhet një mision i pamundur.
Ndeshja
Takimi i sotëm nisi më i mirë për Vllazninë, e cila e ka spostuar lojën në gjysmëfushën e Tiranës, duke treguar se jo më kot mban vendin e tretë. Por, përpara portës shkodranët kanë qenë të pasaktë, duke humbur shumë raste dhe duke mos pasur fatin me vete. Në pjesën e parë, rastin më flagrant e pati Ndriçim Shtubina, por ai nuk arriti të realizonte një gol thuajse të sigurt. Tirana është mbrojtur me kujdes dhe për t’u theksuar ka qenë një goditje e Gilman Likës, por e pasaktë. Në pjesën e dytë, Vllaznia goditi edhe shtyllën, duke i shkuar shumë pranë golit. Në fundin e ndeshjes, Sukaj e Nimani patën sërish dy raste të mira, por edhe këtë herë nuk mundën të realizonin.
Shkumbini-Bylis
Dyshimet se ndeshja ishte e rregulluar mes dy skuadrave, kanë shkaktuar një fenomen aspak të zakonshëm sot në Peqin. Në mes të ndeshjes Shkumbini-Bylis, tifozët peqinas kanë lënë stadiumin, pasi panë qartë se në fushën e lojës, miqtë thuajse nuk ekzistonin. Ideja se ata kishin paguar biletat për të parë një takim të “rregulluar”, nuk i ka pëlqyer askujt në Peqin dhe kjo ka bërë që tifozët ta shprehin hapur protestën e tyre. Përsa i përket ndeshjes, Bylisi ka toleruar hapur, me justifikimin se konsiderojnë si objektiv parësor kualifikimin në Kupë përballë Tiranës dhe duhet të ruanin forcat. Por, ky argumentim duket se nuk qëndron po të kihet parasysh fakti se Bylisi është duke rënë nga kategoria. Në fund, Shkumbini ka fituar 4-2, falë golave të Gërboviç, Gjylës dhe dopietës së Mustafajt. Për miqtë nga Ballshi shënuan Shoshi e Arbri.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)