E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruce vazhdon në Sunderland

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 14:12

Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka nënshkruar kontratë të re, që do ta mbajë atë në klub deri më 2014. 50 vjeçari, i cili erdhi në Stadium of Light në qershor 2009, tashmë një kohë ka qenë në bisedime rreth marrëveshjes së re.

Aktualisht në pozitën e shtatë, Sunderland synon që për herë të parë pas 10 viteve të përfundojë në dhjetë pozitat e para në Premierligë.

“Jam i lumtur që kam vazhduar kontratën”, tha Bruce. Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Bruce - i cili fillimisht nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin pas largimit nga Wigan - shtoi: “Klubi ka përkrahje të madhe dhe gjithçka është në rregull këtu për një menaxher. Jemi duke ndërtuar një ekip të ri të shkëlqyeshëm”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›