E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd ose Arsenali

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 15:49

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka përjashtuar Chelsean nga gara për titull në Premierligë, para përballjes së tyre në Stamford Bridge të martën.

Skuadra londineze ka 12 pikë më pak se lideri Manchester United, që e sheh përcjellësin e tyre të parë Arsenalin si rival kryesor.

“Zakonisht dy ekipe ndahen nga të tjerat në përfundim të sezonit, kështu është edhe tani. Mendoj se ose ne ose Arsenali mund ta fitojmë titullin”, tha Ferguson për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›