Thirrja e Montelës:Tifozë, mos nabraktisni!
ITALI- Ndeshja e nesërme ndaj Parmës ka një shije të veçantë në Romë, sidomos për Vinçenco Montelën. 10 vjet më parë, më 17 qershor, Roma fitonte 3-0 falë golit të tij, të Totit dhe të Batistutës, duke fituar edhe titullin e tretë kampion në histori. Sot, Toti feston 600 ndeshje me fanelën verdhekuqe, ndërkohë që Montela debuton si trajner i kësaj skuadre në “Olimpiko”. Kriza që ka përfshirë Romën ka bërë që tifozët të kontestojnë ekipin, por përpara dorëheqjes së Ranierit ata thërrisnin në kor emrin e Montelës.
Tekniku i ri ndërkohë u ka bërë një thirrje tifozëve të tij: “U kërkoj njerëzve një ngrohtësi të veçantë ditën e diel. Një fitore ndaj Parmës do të na ringrinte, kështu që dua t’i dëgjoj të mbështesin skuadrën. Futbollistët kanë qenë fantastikë me mua këto ditë, meritojnë mbështetjen e të gjithëve. Unë e njoh mirë tifozin e vërtetë romanist dhe e di se nuk do të më zhgënjejë. Publiku mund të na ndihmojë, pasi skuadra nuk po kalon një moment të lumtur”, deklaroi Montela në prag të sfidës së sotme. Montela foli edhe për Françesko Totin, që të dielën luan ndeshjen numër 600. “Komplimenta, janë shumë ndeshje. Toti është një vlerë për këtë skuadër dhe unë mbështetem shumë tek ai. Në ndeshjet e fundit ka qenë mirë edhe fizikisht”, tha tekniku.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)