Aleks Ferguson, nën akuzë për eliminimin
Mançester Junajtid
Eliminimi nga Europa, i cili shoqëroi humbjen përballë çelsit në Premiership, ka bërë që Sër Aleks Ferguson të shndërrohet në të akuzuarin kryesor për dështimin e Mançester Junajtid. Pas një muaji, “Djajtë e Kuq” mund ta mbyllin sezonin vetëm me një trofe: Kupën e Ligës, që do të ishte një zhgënjim për ambiciet dhe investimet e klubit. “The Times” theksonte se “Ferguson nuk mund të akuzojë gjithmonë gjyqtarët dhe lojtarët kundërshtarë, pasi te skuadra e tij ka diçka që nuk shkon”. “Daily Mail” theksonte: “Ekzorcizmi i 1999 u realizua”, duke rikujtuar finalen e pabesueshme të fituar nga Junajtid në Barcelonë.
#