Murinjo thur planin për të ndaluar Mesin
Inter-Barça
Si mund të ndalohet Lionel Mesi? Rreth pyetjes që duket se nuk ka përgjigje, Zhoze Murinjo po mendon prej së martës, pak çaste pasi autobusi i Interit po largohej nga “Luzhniki”. Gjatë ditës së djeshme, portugezi zhvilloi një takim me stafin, ku u përcaktuan detyrat dyjavore që secili do të ketë përpara takimit me Barçën. Katër vëzhgues zikaltër do të ndjekin me kujdes ndeshjet e katalanëve: përpara gjysmëfinales së parë, “blaugranat” do të luajnë tri sfida në La Liga. Për të ndaluar Mesin, Murinjo mund të përdorë argjentinasit Kambiaso, Zaneti e Samuel, që do të krijojnë “kafazin” për lojtarin më të mirë në botë.
#