E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions: Ky ishte dështimi i Anglisë

Ecuria Prej shtatë vitesh, në ndeshjet gjysmëfinale nuk mungonte një skuadër e Premiershipit

Edicioni 2009-’10 ka vulosur dështimin europian të futbollit anglez. Në fakt, për të parën herë në shtatë vite, asnjë klub i Premiershipit nuk do të luajë në gjysmëfinalet e Champions League; kjo nuk ndodhte prej sezonit 2002-’03. Një rënie e cila ka bërë shumë bujë, duke qenë se përpara fillimit të këtij sezoni, skuadrat angleze cilësoheshin si favoritet kryesore për të fituar trofeun më të rëndësishëm për klube në kontinent. Liverpuli u eliminua në fazën e grupeve, çelsi në 1/8-at, ndërsa Mançester Junajtid dhe Arsenali në çerekfinale. Katër eliminime me peshë, ku mbi të gjitha spikat ajo e “Djajve të Kuq”, që luftuan deri në fund, madje kishin shanse të mira për të vazhduar aventurën. Gjithsesi, të besuarit e Sër Aleks Ferguson nuk e shfrytëzuan mundësinë e krijuar. Ndërkohë, tri skuadrat e tjera u larguan nga Champions me paraqitje, të cilat ishin në mënyrë të dukshme inferiore në krahasim me kundërshtarët që luajtën. Në tri edicionet e fundit, Anglia përfaqësohej gjithmonë me tri skuadra në gjysmëfinale, ndërsa në pesë vitet e fundit, në finale luante të paktën një ekip britanik. Kësaj i shtohet edhe fakti se në sezonin 2007-’08, për trofeun me “veshë të gjatë” përballë njëra-tjetrës u vendosën Mançester Junajtid dhe çelsi.

Dështimi lidhet kryesisht me problemet ekonomike. Mançesteri, Liverpuli dhe Arsenali kanë shumë borxhe, pavarësisht shitjeve të disa prej yjeve të tyre si Kristiano Ronaldo, Tevez, Adebajor apo Ksabi Alonso. Përjashtim bënte vetëm çelsi, por blutë u eliminuan nga Interi, që u paraqit në këtë edicion me objektivin për të fituar Champions-in.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›