Aleks Ferguson sulmon: Siti, ekip provincial
Edhe pse Mançester Siti deri tani ka realizuar një fushatë faraonike në merkaton e verës, trajneri i rivalëve të tyre historikë, Mançester Junajtid, sër Aleks Ferguson, i ka përkufizuar kushërinjtë e Sitit si një skuadër të mbushur me provincialë: "Mançester Siti është një klub i vogël me mentalitet provincial. Mendojnë se pasi kanë marrë Karlos Tevezin nga Mançester Junajtid, ky është një triumf për ta. Kjo nuk është asgjë për të cilën ata do të mund të krenoheshin. Janë një klub i vogël dhe kanë një mentalitet dritëshkurtër. E gjitha ajo që ata mund të bëjnë, është të flasin për ne. Nuk mund ta evitojnë një gjë të tillë", ka përfunduar trajneri i kampionëve të Anglisë.