E Diel, 1 Nëntor 2026

Honduras, të shtëna mes tifozëve, vdesin dy

Tragjedi në Honduras. Në pasndeshjen e Olimpia-Motagua, dy skuadrave rivale të Tegukigalpas, gjithçka transformohet në ankth. Derbi sapo ishte mbyllur me rezultatin 0-0, kur grupet e tifozerive janë përballur në dalje të stadiumit, ku ka filluar një sherr mes tyre, që është mbyllur me të paktën dy të vdekur dhe rreth 50 të plagosur. Sipas zëdhënësit të policisë së rendit: "Kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri. Bëhet fjalë për armë automatike. Sherri ka zgjatur të paktën 10 minuta deri në mbërritjen e policisë". Sipas burimeve nga spitali, rreth 50 është numri i personave të mjekuar nga plagët e marra prej plumbave. Një anëtar i personelit të spitalit tha se kishte të paktën dy të vdekur.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›