Mediu akuzon opozitën: Qendron prapa grupeve që kundërshtojnë ligjin për plehrat!
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ka akuzuar opozitën se qëndron prapa grupeve që kundërshtojnë kalimin dhe zbatimin e ligjit për plehrat. Sipas Mediut, PS është organizmi politik, i cili nuk ka as të drejtën morale ta bëjë këtë, pasi ka qenë ajo që ka lejuar gjatë qeverisjes së saj importin e mbetjeve pa procedurë.
Partia Socialiste nuk ka të drejtë morale për të kundërshtuar ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, pasi ata kur ishin në pushtet kanë lejuar importin e mbetjeve në Shqipëri pa u kontrolluar, ka thënë Mediu gjatë analizës së punës së ministrisë së tij për vitin e kaluar.
Ligji për importin e plehrave ka shkaktuar një reagim të ashpër në vend dhe tashmë ka nisur mbledhja e firmave për mbajtjen e një referendumi për kundërshtimin e këtij ligji.