Aleksandër Peci pritet të mbërrijë në atdhe: Jam i lumtur
TIRANË- Aleksandër Peci, nëntetari shqiptar i plagosur në Afganistan më 20 shkurt të këtij viti, pas një sulmi të një polici afgan, pritet të mbërrijë në aeroportin 'Nënë Tereza' sot rreth orës 11:00.
Familjarë dhe të afërm të tij, por edhe krerë të Forcave tona të Armatosura, do presin 24-vjecarin në aeroportin e Rinasit. Peci që nga data 23 shkurt qendroi në spitalin ushtarak amerikan të Landstuhl, që gjendet në qytetin e njohur të Kaiserslautenit.
PECI: JAM I LUMTUR QË KTHEHEM
Lajmin e kthimit e bëri të ditur edhe vetë Peci, i cili dje në faqen e tij të rrjetit social Facebook, shkruan se “nesër do të jetë një ditë shumë e lumtur për mua se në orën 11:00 do jem në Rinas. Do jem shumë i lumtur që do të shkel prapë në Atdhe”
FETI VOGLI
Ndërsa shprehet gëzim për ardhjen në atdhe të Aleksandër Pecit, shteti shqiptar e përcolli me nderime komandon shqiptar të vrarë, 31 vjeçarin Feti Vogli. Trupi i tij u soll në Shqipëri pesë ditë pas sulmit në Kandahar dhe me një ceremoni zyrtare shtetërore u preh pranë dëshmorëve të tjerë, në Varrezat e Dëshmorëve “Nënë Shqipëri”.
20 SHKURT
Më 20 shkurt Feti Vogli, Aleksandër Peci dhe pjestarë të tjerë shqiptarë të “Eagle 4” në Afganistan, u gjetën nën sulmin e armës të një polici afgan. Nga ky sulm gjeti vdekjen komandant Vogli, tashmë dëshmorë i atdheut dhe u plagos rëndë nëntetar Peci.
(el.me/BalkanWeb)