E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten shkembimet, Shqiperia e dyta per eksportet kosovare Eglantina Nasi

Shkembimet tregtare mes Shqiperise dhe Kosoves jane duke shenuar nje rritje te vazhdueshme. Kete e konfirmojne edhe te dhenat me te fundit te publikuara nga Agjencia e Statistikave te Kosoves (ASK) per muajin janar te ketij viti. Konkretisht, ato e renditin vendin tone si te dytin ne listen e destinacioneve te eksporteve kosovare. Raporti i ASK-se tregon se gjate kesaj periudhe drejt Shqiperise ka perfunduar sasia prej 12.3 per qind e totalit te eksporteve kosovare. Ne nje kohe, kur gjate vitit te kaluar, ky tregues shenonte vetem kuoten prej 9.5 per qind. E konvertuar ne vlere monetare, sasia e pergjithshme e eksporteve kosovare drejt vendit tone, gjate muajit janar ka qene saktesisht prej 2.320 mije eurosh. Kurse nje vit me pare, kjo shifer mesohet se ka qene ne vleren prej 2.185 mije eurosh. Nderkaq, vendi yne paraprihet ne kete renditje, vetem nga Italia, e cila ka arritur qe te terheqe ne tregun e saj te brendshem sasine prej 28.7 per qind te eksporteve kosovare. Por e njejta gje mund te thuhet edhe per treguesin e importeve, i cili gjithashtu ka shenuar nje rritje gjate muajit te pare te ketij viti. Referuar gjithmone shifrave te publikuara nga Agjencia e Statistikave te Kosoves, mesohet se ne kete periudhe, Kosova ka importuar prej Shqiperise nje sasi mallrash prej 5.052 mije eurosh. E perllogaritur ne krahasim me totalin e importeve, kjo sasi ze 3.8 per qind te tij. Ne nje kohe, kur ne te njejten periudhe te nje viti me pare, ky tregues ka rezultuar ne kuoten e vetem 2.9 per qind, ose ne vlere monetare e konvertuar me nje total prej 3.785 mije eurosh. Statistika keto qe flasin gjithashtu per nje shtim te shkembimeve tregtare mes dy vendeve tona, nga njeri vit ne tjetrin. Nga ana e tyre, ekspertet kosovare te ekonomise, e argumentojne shifren e konsiderueshme te shkembimeve drejt Shqiperise me perpjekjet e fundit qe po ndermerren mes te dyja paleve per te hequr barrierat doganore, si edhe me kontributin ne rritje te frekuentimit te rruges se Kombit, nga te dyja anet e kufirit te Morines. Por ne te njejten kohe, e shohin te lidhur edhe me bllokimin qe Kosova u beri se fundmi produkteve serbe, ne kuadrin e masave te reciprocitetit mes paleve. Ky fakt duket se u ka dhene nje prioritet produkteve shqiptare ne tregun kosovar. Gjithsesi, biznesi kosovar ankohet se cmimet e references nuk e lejojne qe produktet e tij te hyjne lehtesisht ne tregun shqiptar. Per kete arsye, ata kane kerkuar para autoriteteve shqiptare se fundmi, gjate takimeve te perbashketa, qe te aplikohen lehtesira te tilla ne menyre qe produktet kosovare te jene edhe me shume konkurruese ne tregun shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›