E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën aksidentalisht në lumin Vjosë turistja çeke

25/05/2011  U përmbys varka, përplasi kokën në shkëmb

PËRMET - Një turiste çeke humbi jetën pasditen e martë në ujërat e lumit Vjosë, rreth 10 km larg Përmetit, njoftuan burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, në jug të vendit. “Një grup turistësh nga Çekia prej 8 vetësh, 5 meshkuj e tre femra, kanë qenë duke vozitur në ujërat e lumit Vjosë, duke praktikuar sportin e kanoes”, theksuan burimet e lartpërmendura. Të ndarë në tre varka turistët janë nisur nga fshati Petran për të vozitur në drejtim të qytetit të Këlcyrës. Policia tha se varka e tretë, ku vozitnin një çift turistësh, pranë vendit të quajtur "Fushat e fshatit Kuqar", është përmbysur si pasojë e një dallge dhe është përplasur pas një shkëmbi. “Përplasja ka qenë vdekjeprurëse për Mikaela Jonukova, 34 vjeçe, e cila humbi jetën poshtë rrjedhës së ujit në guvën e një shpellë dhe vetëm pas dhjetë minutash është bërë e mundur nxjerrja e trupit të saj nga bashkëkombësit e vet”, thotë në linjë telefonike Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.

“Një hetim ka nisur për të zbardhur shkaqet e incidentit, ndërsa ambasada çeke në Tiranë është njoftuar për këtë ngjarje të rëndë”, përfundon Mullai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›