E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleksandër Duma paska “harruar” Ramën!?...

Kur e pyetën një herë shkrimtarin e njohur francez të viteve 1824-1895, Aleksandër Duma (Biri) për ligësinë njerëzore ai u përgjigj: “Unë preferojë të keqin përpara budallait, sepse i keqi herë pas here edhe bën ndonjë pushim, kurse budallai nuk pushon asnjëherë”. Por Duma ka lënë jashtë këtij përcaktimi një kategori të veçantë njerëzore që në gjuhën tonë popullore quhet “shejtan-budalla”; domethënë që duket si budalla në pamje të parë, por është i zgjuar për prapësi apo ligësi. Këta individë paraqesin një rrezikshmëri serioze në shoqëri, veçanërisht kur nënvleftësohen për dëmin që sjellin. Imagjinoni momentin kur një personi të tillë, në një çast dobësie, mëshirimi apo gjykimi me mendjelehtësi, i jepet pushtet publik, siç ndodhi me Edi Ramën, para 11 vitesh. Besojë se të paktë janë ata shqiptarë që nuk e dinë historinë e karierës së tij politike, duke filluar nga koha që lideri historik i së majtës shqiptare, Fatos Nano, e mori “…me thonjë të paprerë, duke shitur piktura të vjedhura rrugëve të Parisit…” dhe e katapultoi në krye të Ministrisë së Kulturës, Turizimit, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2000, ishte po kështu Nano që e kandidoi Ramën për kryebashkiak të Tiranës, duke i dhënë më pas edhe një mbështetje të madhe politike e financiare nëpërmjet “pjesës së luanit” të fondeve publike në kryerjen me sukses të kësaj detyre. Të njëjtën gjë bëri më vonë edhe Ilir Meta në postin e kryeministrit apo, tash së fundi, në rolin e kreut të LSI-së, duke i krijuar mundësinë që në zgjedhjet lokale të ’07-ës të fitonte mandatin e tretë radhazi në krye të bashkisë së kryeqytetit. Duhet theksuar gjithashtu, se, e gjithë kjo mbështetje i është dhënë Ramës duke e konsideruar si një “punëtor-budalla”, në kuptimin e realizimit si dallkauk e pa diplomaci të detyrës.

Siç dihet, në fillim të viteve dymijë, bashkia e kryeqytetit kishte mjaft probleme që duheshin zgjidhur, midis të cilave ishte dhe heqja e kioskave në qendër të Tiranës apo përgjatë lumit Lanë. Nano, me atë finesën e tij prej një politikani të spikatur mendonte se, këtë detyrë  mund të kryente vetëm një “psikopat”, që përveç vetes së vet nuk do t’ia dijë për askënd tjetër që i delë përpara. Dhe si për ta justifikuar publikisht besimin e treguar Rama përdori çdo mjet fizik për t’u identifikuar si “budalla” i kësaj kategorie, që nga sëpata në dorë e megafoni në gojë, duke u futur “frikën” jo vetëm atyre që “e meritonin”, por edhe atyre që e dëgjonin apo shikonin për kureshtje. Ramës nuk mund t’i gjendet shoku në botë për këto marrëzi të manifestuara publikisht, siç ishte rasti i daljes në rrugë me një sëpatë në dorë, për të prerë një shtyllë telefonike druri diku në Allias apo ai i daljes në tribunën e mitingut përmbyllës të PS-së për zgjedhjet e përgjithëshme të vitit ’01 duke bërtitur: “O Doktoooooor! O Doktoooooor!...” Të njëjtin xhest psikopator manifestoi ai edhe para Komisionit Parlamentar për hetimin e shkeljeve ligjore të Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër, vartësit e tij tregojnë lloj-lloj epsiodesh për sjelljen rrugaçrore të kryetarit të tyre, të cilëve u hakërrehet me fjalët më të pista që përmban fjalori, duke i trajtuar si hysmeqar në çifligun e tij personal. Ai nuk e njeh etikën dhe qytetarinë e të komunikuarit apo të sjellurit normal në kryerjen e detyrës shtetrore, por vetëm arrogancën dhe harbutllëkun bolshevik. Natyrisht nuk mund të pritej një sjellje më e mirë publike prej një njeriu, që nuk dinte të krijonte marrëdhënje normale me familjarët e vet. Mua më vjen turp t’i përmend artikulimet çnjerëzore të Ramës ndaj babait dhe ish bashkëshortes së vet, të cilat janë bërë disa herë publike në shtypin e shkruar dhe median vizive. Nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti tha para disa ditësh në një emision televiziv se, Rama është detyruar të njohi dhe afrojë djalin e vet, vetëm pasi iu kërkua shoqërisht nga ish-kryeministri Meta, që të ndryshonte një qëndrim të tillë, sepse kështu dëmtonte imazhin dhe karierën e tij politike.

Natyrisht, mund të ketë edhe plotë ngjarje të tjera të turpshme që kanë shoqëruar jetën personale dhe atë publike të Edi Ramës, deri në vjeshtën e vitit ’05, kur ai shfaqi ambicjet për t’u bërë kryetar i PS-së, pas dorëheqjes së Fatos Nanos. Por këto “çudira” ishin të mjaftueshme që anëtarësia socialiste apo organet përfaqësuese të kësaj force politike ta refuzonin kategorikisht kandidaturën e tij për postin e kreut të Partisë Socialiste. Ndoshta kjo ka qënë arsyeja që në votimin e parë kandidatura e tij u rrëzua. Të nesërmen e morën situatën në dorë ata që i ndjeri Pjetër Arbnori i konsideronte “specialistë e jo socialistë”. Caresha Katerinë e Rusisë i thoshte Dideroit: “Parimet tuaja janë shumë të bukura, por shërbejnë për të bërë vetëm libra të bukur; tjetër gjë është të shkruash mbi letër që duron çdo gjë dhe tjetër është të punosh me të gjallët zemërakë e sedërmëdhenj, siç është populli”. Ndaj edhe në këtë rast duheshin lënë mënjanë parimet dhe pretendimet socialiste, e duhej punuar konkretisht me “zemërakët dhe sedërmëdhenjtë” e majtë. Kështu që u zgjodh rruga e përpunimit të “kongresmenëve”, duke e paraqitur Edi Ramën si “dorë e fortë”, që “edhe vjedh, edhe punon” apo që “edhe të shan, edhe të do”; pra si “shejtan-budalla”. Përfundimisht ai u zgjodh në krye të PS-së, me po atë rrugë dhe opinion negativ që u emërua ministër apo kryebashkiak; pra për të përdorur më shumë forcën dhe pedantizmin se sa argumentin dhe profesionalizmin për udhëheqjen drejt pushtetit të kësaj force politike. Midis dy apo më shumë të këqiave të Ramës, u zgjodh ajo më e mira për socialistët e etur për pushtet të përjetshëm qysh nga koha e Enverit.

Partia Socialiste është pragmatiste në luftën për pushtet, por aq sa ç’ka qënë mëmat e saj -Partia Komuniste dhe Partia e Punës, duke i dhënë autoritet dhe autorizim të plotë “njëshit” për të vepruar sipas parimit: “…ti përpara, ne pas teje; shkojmë në beteja…” Kështu që shumica e anëtarësisë së majtë pa tek Edi Rama, Enver Hoxhën e ditëve të sotme, me “prapësitë e rinisë” dhe zgjedhjen e Pezës për të ndëshkuar “Mukjen” e bashkëpunimit të forcave të ndryshme politike në kuadrin e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Madje për këtë qëllim, “uturakësit” e majtë i falën Ramës jo vetëm “prapësitë enveriste të rinisë” por edhe pozimet nudo plazheve të Francës në kohën që ishte i pari i partisë. “Ç’na duhet jeta personale e tij?!...”, thoshin me naivitet ata. “E rëndësishme është që po na çon drejt pushtetit si në ’97-ën”. Në atë kohë Nanon e morën nga Bënça dhe e ulën në poltronin e kryeministrit për një ambicje të tillë amorale drejt pushtetit. Megjithatë ndryshe nga Nano, performanca amorale e Ramës është shumëdimesionale. Ajo e arriti kulmin me përgatitjet e tij për zgjedhjet e përgjithëshme të 28 qershorit ’09, ku duke i bindur socialistët e të gjitha ngjyrave për “fitoren e padiskutueshme” arriti që djallëzisht të marrë miratimin e forumeve drejtuese të PS-së për të plotësuar të gjithë tekat e tij personale, që nga moskandidimi i Nanos e shumë figurave të tjera të njohura të kësaj force politike, deri tek refuzimi i bashkëpunimit me LSI-në, si një forcë e rëndësishme politike e së majtës. Por Rama e pësoi në këto zgjedhje si Clemenceau, burrë shteti francez në vitet 1841-1929, i cili duke qënë i sigurt për t’u zgjedhur  president republike përballë Deschanel, kishte bërë një pamaturi: i kishte  dërguar lajm Briandit, edhe ky po kaq i njohur si burrë shteti në Francën e shekullit të 19-të, që, derisa të ishte në këtë post, domethënë për 7 vjet rresht, Briandi s’kishte për të marrë pjesë në qeveri. Këtë fjalë Briandi e kishte vath në vesh. Krijoi mundësinë për t’u takuar me kryetarin e grupit katolik, që dihej se ishte për Clemenceau-n, dhe me lezet e pruri fjalën për zgjedhjet presidenciale. E pyeti kë do të sillnin katolikët për kandidat. “Ç’pyetje?” -tha katoliku. -Ne votojmë për Clemenceau-n”. “Dhe do bëni mirë -ia priti Briandi, -është i hijshëm për president dhe, sikur të vdesë, për nder të tij mund të bëhet një funeral civil i bukur”. “Pse civil?”, -pyeti katoliku. “Si përse? Nuk e dini? Clemenceau është i divorcuar dhe mburret që është i pafe”. “Çudi! Nuk e dija”, -tha katoliku.  Kështu katolikët u kthyen në favor të kandidatit tjetër, Deschanel dhe Clemenceau nuk u zgjodh. Edhe Rama shumë vota i humbi si “ i divorcuar dhe i pafe”. Si “i divorcuar”, jo dhe aq nga bashkëshortja se sa nga bashkëpunimi me aktorët dhe faktorët e tjerë të së majtës dhe si “i pafe”, jo dhe aq për predikimin e moralit njerëzor se sa të parimeve politiko-shoqërore. 

Por ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të PS-së edhe pse i humbi zgjedhjet e përgjithëshme të 28 qershorit dhe statuti partiak nuk ia mundëson një gjë të tillë më tej.  Ashtu si edhe në raste të tjera ai do të shfrytëzojë veset e tij prej “shejtan-budallai”, duke arritur të bind anëtarësinë militantiste dhe forumet “pacifiste” se, ai “i ka fituar zgjedhjet por ia vodhi Sali Berisha”. Rama i ka paraprirë me kohë kësaj situate, duke i mbushur forumet e larta të PS-së me njerëzit e tij besnik nga administrata e Bashkisë së Tiranës dhe kontigjenti i drejtuesve të firmave të ndryshme të ndërtimit sipas parimit, “një pallat, një votë”; që aq mirë e ka përkufizuar dikur Ilir Meta. Por e keqja tani është se ai po shndërrohet nga në një fatkeqësi partiake në një fatkeqësi kombëtare. Shumëkush, me të drejtë, e konsideronte humbjen e tij në zgjedhje si fitore e Shqipërisë, por përtej dyerve të mbyllura të “Asamblesë së Xibrakut”, situata nuk duket dhe aq optimiste. Rama ka marrë mbështetjen e 90% të Asamblesë së PS-së “për t’ia nxirrë” jetën politike mazhorancës së re të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, të vetme zgjedhje të lira e të ndershme të zhvilluara në vitet e demokracisë shqiptare. Zërat kundër janë shumë pak, për t’i ndalur ardhjen në krye të PS-së të kësaj monstër politike, pasi nuk kanë folur në kohën e duhur. Duke e toleruar herë pas here si “një budalla që punon” tani së fundi ai “…hodhi një gur në pus dhe janë mbledhur shumë të mençur për të nxjerrë e s’e nxjerrin dot”. Problemi është se shumica e këtyre të mençurve ndodhen jashtë strukturave dhe anëtarësisë partiake të Partisë Socialiste, gjë që e vështirëson shumë zgjidhjen konkrete të problemit. Një pjesë analistësh mendojnë së kjo situatë konfrontuese e opozitës me mazhdorëncën do të kapërcehet shpejt, por e kanë gabim. Në krye të opozitës momentalisht është një “shajtan-budalla”, i cili përpara ambicjeve të tij për pushtet nuk do t’i dijë për asnjë të gjallë mbi dhe. Ai kur ka mohur familjarët e tij, s’e ka aspak të vështirë që këtë ta bëjë me të gjithë shqiptarët, të cilët mezi presin liberalizimin e vizave apo hedhjen e hapave të tjerë integrues drejt familjes europiane. Fatmirësisht pushteti mbeti në duartë e asaj force politike që për 4 vjetë e bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s, pertenduese dinjitoze për statusin e vendit kandidat në BE, të parën në Europë për treguesin e rritjes ekonomike, të dytën në botë për efikasitetin e reformave fiskale, me infarstrukturë rrugore moderne etj., etj.  Në këto kushte, e vetmja terapi shërimi për Ramën është ajo që përdoret për çdo marrok të kësaj kategorie, duke e izoluar në “çmendinë”. Por kjo nuk mund të arrihet pa ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët duhet t’i kërkojnë Ramës që të flas me fakte e jo me fantazi të sëmura. Nga ana tjetër, socialistët e ndershëm duhet të kuptojnë se duke vazhduar të dëgjojnë ende Ramën, jo vetëm do të mbeten përjetë në opozitë, por padashur do të shndërrohen në pengues ordinerë për mos ecjen me ritimin e duhur përpara të  shoqërisë shqiptare. Nuk besojë se është e vështirë për këdo prej tyre që të arsyetojë se, nuk mund të bashkëjetojnë kërkesa e Ramës për zgjedhje të parakohshme me kërkesën e Berishës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE apo kërkesa e liderit demokrat për bashkëpunim me opozitën, me deklaratën e kreut të PS-së për të mos dhënë konsensus parlamentar e për të protestuar rrugëve si një i marrë. Këto histori i takojnë të shkuarës së zezë dhe jo të ardhmes së bardhë të Shqipërisë. Edhe socialistët më militantë nuk mund të gënjehen e mashtrohen më me thirrje të tilla destabilizuese. E pyetën njëherë Aristotelin: Ç’fiton të gënjesh? “Që mos të të zihet besë kur thua të vërtetën”, u përgjigj filozofi. Natyrisht nuk i kërkohet Ramës që të nxjerrë mësime nga kjo thënie filozofike, pasi filozofisë së vetme që ai i beson është ajo e “Konferencës së Pezës” apo “Asmablesë së Xibrakut”, por u kërkohet përfqësuesve të tjerë të lartë të PS-së që u dhimbset jo vetëm Partia por edhe Shqipëria të mednojë këteje tutje jo si “revolucionarë në rrethim”, por si shqiptarë në integrim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›