E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novatorizmi komunist në PS

Cila është Partia Socialiste e derisotme?

Duhet të dëgjojmë intervistat e ish-ministrave të qeverive të PS, duhet të dëgjojmë intervistat e krerëve të PS nëpër qendrat mediake të botës, që të mësojmë cila është në të vërtetë Partia Socialiste e Shqipërisë, e ditëve të fundgushtit të Kongresit të saj.

Ky është novatorimi komunist  më i fundit i politikës socialiste.

Partia Socialiste është shpërbërë pas 28 qershorit dhe auditori politik i PS janë mikrofonat mediakë ku secili nga udhëheqësit potencialë partiakë, kakaris mëngjes-mëngjes politikën personale të udhëheqjes së PS.

Deri te “Zëri i Amerikës” foli Arben Malaj që të bindte të paudhët socialistë, se cila është Partia Socialiste e tyre. Ja si i pohon gjithë botës Arben Malaj: “PS është krijimi i modelit të keq në politikë; PS është kufizimi i demokracisë së brendshme.... Ne - të tjerët - që jemi jashtë kangjellave të hekurta, kemi arsye të kundërt që të mos besojmë Arben Malajn për indentitetin politik të PS?

Përkundrazi! Ne besojmë Arben Malajn, besojmë Ben Blushin, besojmë Kastriot Islamin, besojmë Bashkim Zenelin e gjithë këta qindra “trimat” socialistë që u zgjuan pas 28 qershorit, dhe - si udhëtarët e autobuzit socialist partiak - shikojnë që frenat politikë të PS janë të këputura e katandisen të bien në greminë....

Partia Socialiste u bë si koteci me shumë këndezë. Çdo mëngjes që gdhihet, këndezat socialistë “kakarisin” politikën e tyre personale. Ky është novatorizmi më i fundit komunist i politikës së socialistëve të PS. Novatorizëm komunist, sepse intervistat e gjithkundshme të këndezave të PS, u bënë moda më e re e politikës socialiste. Secili nga krerët e PS, që e madhëson hijen e tij politike me dritën e mëngjesit që gdhihet në PS, e mendon veten një kryetar i mundshëm i PS.

Dhe që të shpallet kryetari i ardhshëm i Partisë Socialiste, secili nga krerët partiakë të PS, i mjafton të ketë një mikrofon të medias dhe shpall menjëherë programin e vet “madhështor” partiak. Gjithë këta kryetarët (e mundshëm) potencialë të PS, nuk i nxë më Partia Socialiste që të shpallin në parti kandidaturat e kryetarllëkut. Nuk i nxë më Partia Socialiste, se të gjithë këta kryetarë potencialë, pas 28 qershorit, kuptuan se nuk ka patur kurrë Parti Socialiste. Kryetarët potencialë partiakë (që për fatin e lumëtë të PS janë me dhjetëra në numër), me modën e re politike, me intervistat e gjithandejshme, na premtojnë se do të restaurojnë në një godinë të re bashkëkohore partinë (e tyre) socialiste.  Për të mirën tonë - na stërbetohen, dhe ne – sigurisht - nuk kemi arsye që të dyshojmë në sinqeritetin e tyre ....politik. Arben Malaj do ta restaurojë godinën e rrënuar partiake të PS së...

-Modernizimin e forcës politike, e cila është shtyllë  kryesore!!!

Cili ka kaq mendje që të kuptojë këtë program të madh të resaturimit politik të (godinës së rrënuar) PS vetëm me modernizimin e forces politike?.... Ne, të shumtit, na shkon mendja se PS është ofiçina e vjetëruar e socializmit komunist me pajisjet e kohës Staliniste.... Thua, që Arben Malaj të kuptojë me shumë se ne - të tjerët - se çfarë kupton me modernizimin e forcës politike në shtyllë kryesore?... Thua, që - udhëheqësi potencial i PS - Arben Malaj të kuptojë me modernizimin e PS në forcë politike, ato 4 modernizimet e PK Kineze? Arben Malaj na sqaron, me novatorizmin e tij komunist,  platformën e Udhëheqësit potencial partiak për politikën e modernizimit të integrimit të Shqipërisë në BE. Dhe sjell shembullin e liberalizimit të vizave. “...nuk kërkohet vendim politik, por kërkohet plotësimi i kushteve teknike dhe kjo është detyra numër një e opozitës...”. Sipas Arben Malaj, integrimi i Shqipërisë në BE është thjesht një plotësim i kushteve teknike. Dhe - plotësimi i kushteve teknike - është Detyra numër Një e Opozitës socialiste... Integrimi i Shqipërisë është Vendim Politik i gjithë Demokracisë, i Pozitës dhe i Opozitës. Me një Opozitë socialiste me demokraci të brendshme të kufizuar - sikurse pohon Arben Malaj - nuk mund të ketë Demokratizim të Shqipërisë. Me një opozitë socialiste, e cila është inaktive brenda institucioneve të demokracisë - sikurse pohon Arben Malaj - nuk mund të ketë as Integrim të Demokracisë shqiptare në BE. Me një Opozitë socialiste që ka krijuar një model të keq në politikë - sikurse e pohon Arben Malaj - nuk mund të kuptohet as emancipimi demokratik i shoqërisë shqiptare.

Këto të vërteta të PS janë të ditura për popullin, derisa me votën e tij populli e dërgoi në opozitën e përjetshme PS-në.

Novatorizmi komunist i ditëve të fundit  i politikës socialiste është se këto të vërteta politikë të PS i kuptuan – më së fundi- edhe vetë krerët e PS që pretendojnë qe janë udhëheqësit potencialë të PS.

Dhe novatorizmi komunist i ditëve të fundit i politikës socialiste është se udhëheqësit potencialë partiakë socialistë kanë  patur qyshkohë në sirtarët e dollapit politik edhe programet madhështore të Shqipërisë.

Dhe Arben Malaj, si udhëheqësi potancial partiak i PS, na paraqet - të paktën mirë që ka edhe intervistat mediake si auditor politik - progamin madhështor (personal) të restaurimit politik të PS.

Shënoni. 1.Modernizimi i forcës politike si shtyllë kryesore (e OSSH); 2. Plotësimi i kushteve teknike të Integrimit të Shqipërisë në BE, është detyra numër Një e Opozitës të ...restaururimit socialist....

Të tjerat, të rejat e novatorizmit komunist të udhëheqësve potencialë socialist, do t’i mësojmë në intervistat e tyre në CNN, në BBC e ABC, e kudo ku të gjejnë ...mikrofonin mediatik.

Derisa PS është kotec ku intervistohen çdo mëngjes kokosharët udhëheqës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›