Albana Mëlyshi, intervistë me vjehrrën time amerikane…
Autori i Lajmit: red.
Tani, në gusht, ime vjehërr bëhet 95 vjeç, që do të thotë pothuajse një shekull. Kjo qe dhe arsyeja që më lindi idea për të bërë një bisedë me të. E gjeta veshur me një palë pantallona verore të lehta ngjyre bari dhe një bluzë thuajse atë ngjyrë me lule nëpër të. “Gjithmonë e kombinuar ti mama, dukesh sikur je veshur për të dalë diku”, i thashë unë, ndërsa përgjigjia e saj ishte: “E po, ç kuptim ka t i ruaj rrobat. Në moshën time është më mirë t i gëzoj, apo jo?”. Më pas, ia fillova me pyetje nga rinia e saj. Asaj i pëlqeu ta niste nga fëmijëria…
Kur ishim fëmijë e gjykonim botën brenda lagjes sonë. Aty ku banonin ne, kishte më shumë hebrenj, italianë dhe zezakë. Ne mendonim se kështu duhet të ishte e gjithë bota. Në përgjithësi ishim të varfër. Nënat rrinin në shtëpi, gatuanin, kujdeseshin për fëmijët. Baballarët punonin. Rallë shihje fëmijë të vazhdonin shkollën e mesme, pasi hynin në punë për të ndihmuar familjet. Familjet kishin 5, 6 edhe 7 fëmijë. Dhe, rrallë mund të shihje gjithashtu ndonjë grua të shkonte në punë, vetëm nëse i shoqi ishte i sëmurë, siç ishte rasti i babait të Simit, shoqes sime të ngushtë. Babai i saj kishte kancer dhe doktori i kishte thënë që ai duhej të rrinte më shumë në natyrë për shkak të sëmundjes. Ne ishim shtatë fëmijë, por mund të them se në mes të varfërve ne ishim “më të pasurit” në lagje, kurse familja e Simit ishte vërtet e varfër. Ato kohë, ne fëmijët luanim shumë. Nuk mblidheshim në shtëpi, derisa sa na detyronin prindërit të uleshim për të bërë detyrat e shkollës. Por nuk kishim shumë lodra. Mbaj mend një kukull të vogël, thuaj sa një gisht që kushtonte 5 cent, ajo ishte kryesisht lodra jonë. Kërkonim kuti kartoni të vogla që të sajonim një si shtrat për kukllën. Në bllokun tonë, ishte një vajzë me ngjyrë, më e vogël se ne, ndoshta 5 vjeç. Të zinjtë ishin minoritet. Luante e vetmuar në oborrin pas pallatit ku banonim, ndërkohë që ne të tjerat luanim sëbashku... Na shkonte mendja tek ajo, si mund të luante vetëm? Ishim kureshtare të shikonim se ç bënte. Kështu, një ditë shkuam të përziheshim me të. Ne iu afruam, ajo s u ndje, por as u largua. Unë guxova ta puthja në faqe. Pas meje, shoqja ime, Simi, bëri të njëjtën gjë, pastaj edhe tjetra edhe tjetra. Dhe e di? Nuk na u duk më çudi se puthëm një vajzë që s ishte e bardhë si ne. Megjithatë prindërve nuk u treguam. Në vetvete na dukej se kishim bërë një heroizëm. Fëmijëria vazhdonte gjatë ato kohëra. Sot mbaron që pesë vjeç, kur femijët ulen në kompjuter. Dhe rinia fillonte vonë e gëzohej si rini. Më kujtohet im vëlla, i madhi, (atëherë ishte rreth njëzet vjeç) bashkë me disa shokë morën me qira podrumin e një godine dhe çdo fund jave ftonin shoqërine e tyre, djem e vajza dhe bënin mbrëmje. Unë me Simin ishim 13-14 vjeç, por vendosëm të shkonim edhe ne. Hyjmë në sallë, të zëna për dore dhe mbetem ashtu derisa im vëlla na pa. Ai u afrua dhe na prezantoi me zë të lartë: “Kjo është motra ime e vogël me shoqen e saj, Simi”. Ne u turpëruam, dolëm jashtë e s u kthyem më. Nuk kishte asgjë ekstravagante në ato mbrëmje. Ato kohë, vajzat fillonin të njiheshin e të bënin shoqëri me djem pas të tetëmbëdhjetave. As që flitej për seks. Kush e shkelte, ishte vajzë që tregohej me gisht… Virgjëria ruhej për martesë.
Bëhet shpesh krahasimi i gjendjes ekonomike të Amerikes sot me atë të periudhës së depresionit të viteve 30-të. Si të duket ty ky krahasim? A të kujtohet ajo periudhë?
Më kujtohet që gratë atë kohë u bënë amvisa të mira me ekonominë e familjes. Nëna jonë dinte si të manovronte me ushqimet, me gatimin. Më kujtohet që blente ne treg fruta me çmime fare të ulura, nga ato që ishin duke u kalbur, u priste pjesën e kalbur dhe me pjesën e mirë gatuante kek me fruta e bënte komposto. Gatuante biskota, për të na zevëndësuar ëmbëlsirat. Sa për akulloren që ne e donim shumë , as që bëhej fjalë. Mbaj mend edhe një gjë tjetër. Të premteve e të shtunave, bisnesmenët hebrej vinin në dispozicion furrat e pjekjes për familjet e lagjes ku kishin bisneset. Furrat ishin ende të nxehta dhe gratë shpinin atje tavat për të pjekur dhe nuk u duhej të paguanin asgjë.
E dashur vjehrrë, më fol pak për njohjen me të bashkëshortin dhe martesën…
Unë u njoha me tim shoq pas luftës së dytë botërore. Ai kishte qenë në luftë dhe vazhdonte shkollën për farmacist dhe njëkohësisht mbante një farmaci, ku shiste ilaçe. Ai ishte i gjatë , unë isha e shkurtër. Nuk më ndihmonin as takat, nuk i arrija as deri tek supi. Dolëm disa herë sëbashku. Për një kohë i ndërpremë të dalat, pastaj u takuam sërish dhe vendosëm për martesë. Ishte viti 1948. Nëna ime më thoshte gjithnnjë: “Je martuar me gjysmë-doktor”. Ejb nuk ma prishte kurrë qejfin.
Ato kohë, nëse çifti kishte mundësi të merrte një apartament me qira, ishte gjë e madhe, ndryshe rrinte akoma me prindërit.
Me cilët prindër? Të djalit apo të vajzës?
Vajzat preferojnë të rrijnë me mamatë e tyre edhe pas martesës. Ndihen më rehat se me vjehrrat. Fillimisht jetuam në një apartament me qira. Vonë blemë shtëpinë tonë. Na kushtoi 13 mijë dollarë. Qesharak si çmim për ditët tona, por atëherë nuk ishte pak. Shtëpia ishte dykatëshe, kishte oborr dhe një pemë të madhe. Blloku ku banonim kishte një fushë të gjërë për të luajtur fëmijët. Ata rrinin pothuaj tërë ditën jashtë. Nuk kishte trafik si sot, kështu që nuk shqetësohej njeri për ta. Kur djemtë ishin njëri 7 vjeç dhe tjetri pothuaj 6, iu bë dhuratë” një qenush. Them kështu sepse “dhurata” ka një histori interesante. Djemtë e kishin gjetur pranë supermarketit dhe e sollën në shtëpi. Qenushi ishte i bukur, por përreth qafës kishte një rrrip lëkure, në të cilin ishin shënuar disa numra. Kjo do të thoshte që ai e kishte një zot.
-Oh, i gjori paska humbur!, - thashë unë dhe lajmërova menjëherë ASPCA. Ata ndihmojnë për gjetjen e kafshëve të humbura e i dorëzojnë ato tek pronarët e tyre. Ndërkohë fëmijët e mi u miqësuan shumë me qenin. Luanin me të tërë kohën, brenda në shtëpi dhe jashtë në oborr. E merrnin me vete kudo. I vunë një emër. E quajtën Tafi, për shkak te ngjyrës që kishte. Ka disa karamele që quhen Tafi. Kanë një ngjyrë si kanellë dhe të shkrijnë në gojë. Shumë shpejt Tafi u bë mik i të gjithë fëmijëve të bllokut. Mirëpo gëzimi nuk u zgjati shumë. Një ditë u duk e zonja e qenit e cila e mori Tafin me vete. Djemtë qanë me lot dhe e ndoqën pas. Të dhimbseshin tek i shihje aq të dëshpëruar. Në lagje ato ditë sikur kishte rënë zija. U ndje shumë mugesa e Tafit. Mirëpo ndodhi mrekullia. Vetëm një javë më pas, zonja u kthye sërish sëbashku me qenin. Ajo u buzëqeshi fëmijëve dhe ua dha qenin si dhuratë. E pyeta se përse e bënte këtë. Në konfidencë më tregoi se kishte kohë që përpiqej “ta harronte” qenin, herë në një vend e herë në një tjeter, kur dilte jashtë me shprese se dikush do ta pronësonte, por gjithnjë ia sillnin në shtëpi. Ajo nuk ishte në gjendje ta mbante më. Tafi jetoi gjatë e i shoqëroi djemtë edhe në rininë e tyre. Madje qeni jetoi deri ne dasmën e parë që u bë në familjen tonë.
Sa të qëndrueshme ishin lidhjet martesore atë kohë, krahasuar me të sotmet?
Oh , pa dyshim ishin shumë më të qendrueshme se të sotmet. Nuk para dëgjonim për divorce. Ndoshta edhe kishte, por unë në rrethin që njihja nuk mbaj mend ndonjë rast divorci. Familjet ishin më të mëdha, gratë lindnin shumë fëmijë dhe kujdeseshin për ta. Burrat punonin. Gratë ishin të varura ekonomikisht nga burrat. S kishte asnjë arsye për sherre në familje. Sot grate janë të pavarura, bëjnë vetëm një ose dy fëmijë. Dhe ka shumë divorce.
A nuk kishte tradhëti bashkëshortore atëherë?
Ndoshta. Me siguri duhet të kishte burra që i gënjenin grate e tyre, por unë vetë nuk mbaj mend asnjë rast të tillë në rrethin familjar apo të të njohurve. Vëllezërit e mi ishin besnikë ndaj grave të tyre.
Ldhur me moshën, të kam zili që ti ende mbahesh si e re, dmth vishesh gjithnjë me shije, me ngjyra të çelura, s del kurrë jashtë pa makeup, nuk mungon asnjëherë në rastet familjare, del vazhdimisht me shoqet… Sa e ndjen ti moshën?
Në të vërtetë, mua më duket se jam gjithmonë njëlloj, nuk di të përcaktoj moshën, por vitet i ndjej në dhimbjet e trupit. Herë në krah, herë në duar. Shiko tek kjo dorë (ajo hapi pëllëmbën ku unë pashë një vijëz si vijëzat e fatit), këtu kam bërë një operacion. Njëherë jam rrëzuar, tek “Save a thon”. Të kujtohet? Nuk ec dot gjatë si më parë, kam filluar të harroj. Ty të lutem herë pas here të ngresh zërin kur flet me mua, se jam rënduar ca nga veshët; këtu është mosha, por në shpirt, jam gjithmonë njëlloj. Nuk i vë dot moshë shpirtit. Në familjen tonë vëllezërit e mi vdiqën në moshën 84 vjeç. Ime motër në moshën 90, unë po jetoj me gjatë se të gjithë të tjerët dhe po çuditem me veten. S më besohet. I thashë Polit një ditë: ”Pol, bëhem 85 në gusht? Apo -95? Njerëzit jetojnë shumë më gjatë në ditët tona, pasi i ndihmon zhvillimi i shkencës mjeksore. Oh, sot Lina, shoqja ime, bëhet 80, u kujtua papritur ajo. Pasi të mbarojmë bisedën bashkë, duhet ta uroj…
Do të shkoni në restorant ta festoni… Mama, të kam vënë re që ti ha me oreksin e një të reje…
Unë ha me qejf sepse porosis atë që më pelqen. Por nuk ha shumë si më parë, gjithnjë pjesën më të madhe të ushqimit e marr në shtëpi.
Ti ruan shoqëri të gjata prej dekadash me mikeshat e tua. Unë e di që ke shkuar deri në Oregon, Florida, e ftuar prej tyre. Me Simin e keni ruajtur shoqërinë, njëlloj si atëherë. Janë po ato mikesha që ke patur që në rini. Këtu, me Linën dhe shoqe të tjera luani kanasta, shkoni në restorante, kinema, në teatër në Broadëay. Si e ruani shoqerinë kaq gjatë e nuk prisheni?
Kemi padyshim gjëra të ngjashme. Por më shumë se ngjajmë, e çmojmë njëra tjetrën. Ne nuk diskutojmë fjala vjen për politikë, kur e dimë që kemi pikpamje të ndryshme. Diskutimet politike e prishin atmosferen miqësore. Për shembull Lina është republikane e çmendur. Unë jam demokrate. Unë ia di dobësinë Linës, ndaj nuk dal kurrë në atë zonë. Edhe djemve u kam thënë që, kur është Lina këtu mos flisni kundër republikanëve. Ne s merremi me politikë. Ne shijojmë shoqërinë tonë.
Presidenti Obama po përpiqet t i ndihmojë emigrantët, të bëjë legalizimin e atyre pa dokumenta. Cili është mendimi yt për emigrantët?
Unë s kam qenë kurrë kundër emigrantëve. Ne të gjithë jemi emigrantë. Babai im ka ardhur në këtë vend në shek. 19, kur ka qenë foshnje, një vjeç. Të gjithë emigrantët vijnë për një jetë më të mirë në Amerikë. Unë do të doja që ata të mësojnë anglishten dhe të punojnë legalisht, të paguajnë taksat. Ashtu ndihmojnë dhe shtetin e bëhen qytetarë të mirë. Shoqja ime Lina, i jep shumë rëndësi gjuhës angleze, bëhet nervoze kur dëgjon të flitet gjuhë tjetër veç anglishtes, veçanërisht në restorante e vende publike. Unë i them t u japë kohë emigrantëve, pasi së pari ata kanë nevojë të punojnë të sigurojnë jetën ekonomike të familjes, të rrisin fëmijët, pastaj të shkojnë në shkollë.
Me që jemi tek emigrantët, ç mendove ti kur Poli (bashkëshorti im) të tha që ishte njohur me mua?
Për mua ka rëndësi gjithnjë lumturia e fëmijëve të mi. Nëse janë ata të lumtur, jam edhe unë. Kur të pashë, të pëlqeva. Nuk flisje shumë, por pashë se si reagoje ndaj fëmijëve. Kishim një nip të vogël atë ditë në shtëpi… Të ndriste fytyra kur merreshe me të. Të kam në një fotografi me Nikolas. Dukesh sikur je nëna e tij, kaq shumë shendrit.
OK, po pastaj, më vonë?
Më vonë kur mësova që shkruaje libra, më pëlqeve edhe më. Me që ra fjala, librin tënd për fëmijët e Kosovës e ka lexuar gjithë shoqëria ime, ti besoj e di këtë.
Ti s e ndan librin nga dora, mama. Çfarë librash pëlqen më shumë?
Librat që kanë historira legale si edhe librat që kane mistere që kërkojnë zgjidhje. M u kujtua John Grisham, librat e të cilit ia kisha parë në biblotekë.
Po, psh… Daniel Steel?, e pyeta unë duke menduar që kjo autore është përkthyer shumë në Shqipëri.
Jo, gjithmonë historira dashurie. Po ato, të njëjtat nga një libër tek tjetri, veç të thëna me fjalë të tjera. Nuk e lexoj.
Tani je 95 vjeçe… A të ka mbetur ndonjë merak nga jeta deri tani?
Kam një merak që do ta marr me vete: Që nuk isha nja 5 cm më e gjatë. Edhe sot e kësaj dite kur dëgjoj që më thonë se jam e shkurtër, s më vjen mirë. Më ndodhi kjo me një doktor, i cili kur më pa, më tha me përkëdheli: “Oh, ju, zonjë e vogël!”.
Librat që gjenden kudo…
Teksa flisja me vjehrrë time për librat, m u kujtua vera e vitit 1999, plot dhjetë vjet më parë, kur shkruaja “Children of Kosova- stories of horror”. Ajo merrte dorëshkrimet e mia dhe korigjonte gabimet. Në fund më jepte kurajo e më thoshte: “Këto histori jane shumë prekëse, do t i bëjnë amerikanet për të qarë. M u kujtua që atë kohë vërtet mikeshat e saj më shikonte me dashuri e më thoshin: “Your mother-in-laë is so proud of you...”. Unë i isha mirënjohëse. Ajo dinte mjaft për Kosovën, madje që përpara se të fillonte lufta. Më kujtohet, një rast kur presidenti Klinton tregoi në ekranin e televizorit me dorë hartën e Kosovës, për teleshikuesit Ishte viti 1999, ndoshta pak para hyrjes së Natos në Kosovë, apo pikërisht atë kohë. Unë e kisha takuar time vjehërr për herë të parë në 1996 dhe më kishte bërë përshtypje që dinte për Shqipërinë dhe Kosovën. Dinte se ç bëhej në Kosovë. Ia dita për nder që, kur mësoi që isha nga Shqipëria nuk tha: “Ah, Shqipëria, vendi më i varfër i Evropës!, siç më kishte ndodhur më parë. Ndërgjegja ime lëndohej, se atdheu im për mua ishte gjithashtu më i bukuri… Në shtëpinë e vjehrrës sime ka shumë libra, gjithmonë pranë tavolinës së abazhurit ka një libër të hapur. Libra gjen pranë shtratit të saj, po ashtu. Në tavolinën e mesit, në dhomën e ndenjes, disa janë vendosur “në këmbë”. Në mes tyre ka vënë edhe dy librat e mi në anglisht, “Children of Kosova –Stories of Horror” dhe librin me poezi Yesterday I cut my hair”. Librin e merr me vete kudo, kur vjen tek unë për vizitë, apo kur shkon tek mikeshat e saj. I është bërë zakon. Nuk del pa të nga shtëpia. Mu kujtua një episod që më tregoi Poli një mbrëmje. Ndërsa e kishte marrë në makinë për të blerë ushqime, (ai e ndihmon për të bërë pazarin) kur do të hynin në supermarket, ajo zbriti nga makina e tij me libër nën dorë. “Mama , - i thashë, do të hyjmë në dyqan tani, - ç të duhet libri me vete? Atëherë ajo u kujtua dhe u kthye për ta lënë librin brenda në makinë…
Ky lajm është publikuar: 07/08/2009