E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleksander Lalo, artisti qe nuk plaket kurre

Aleksander Lalo eshte nje nga kompozitoret me prodhues shqiptare, por ndoshta puna e tij nepermjet shifrave do te vinte e paplote edhe sikur te thonim qe ne kompleks do te ishin 200 e me shume ore muzike e prodhuar.
I diplomuar ne Akademine e Arteve, puna e tij me voluminoze ka qene krijimi i disa prej kolonave zanore me te spikatura te kinematografise shqiptare si dhe kompozime per festivale duke perfshire ate te 11-te. Edhe pse tentoi ta perfshinte ne art, djali i madh i profesorit, Endri, e braktisi pianon per mjekesine dhe ja si e sheh ai te atin. “E kam ndjekur per 4-5 vjet pianon, por pastaj per rrethana te ndryshme kalova nga ana e mamit, u bera dentist. Eshte mjaft i kujdesshem. Nje pjese te madhe te kohes e kalon ne piano, madje edhe kur ikin dritat”, pohon ai. Nga bisedat me Lalon, muzika delikate dhe forca e nje njeriu rebel jane po aq prezente dhe ai na tregon per nje ritual te tijin te perditshem. Nje tjeter surprize jane dhe miqte e tij te afert, Ardian Trebicka dhe Armir Shkurti, te cilet jane ndonje dekade me te rinj por ne tavoline asgje e tille nuk ndjehet. “Jam njohur rastesisht dhe ka qene personi i pare qe me ka dhene mbeshtetje. Si fillim na bashkoi muzika dhe me pas jemi bere miq te mire”, thote Ardiani. Por me i qarte per te duhet te jete Armiri pasi nuk ka lidhje me muziken dhe pershtypjet e tij jane akoma me joprofesonale. “Pijme kafete ne mengjes dhe eshte nje miqesi qe ka ardhur dalengadale. Sandri eshte modeli i personit qe vazhdon te jete i lire”, thote Armiri. Kompozitori nderkohe eshte duke bere nje permbledhje te puneve te tij me te mira dhe krijime te reja, pasi nje artist rebel nuk plaket kurre.

Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›