Kallëzimi, sllovenët nuk na japin pagat
02/05/2009 Rreth 20 punëtorë që po ndërtojnë autostradën Levan- Vlorë depozitojnë padi penale
“Na mashtruan, do protestojmë deri në grevë urie. Borxhi shkon në 250 mijë euro”
Punonjësit depozitojnë kallëzim penal ndaj drejtuesve të firmës sllovene që punon për ndërtimin e autostradës Levan-Vlorë. Punonjësit e kanë motivuar këtë kallëzim me bazë mashtrimin, pasi prej muajsh kjo firmë nuk u ka dhënë pagat. Ndërkohë ata kanë protestuar dje para Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier. Ata kanë bërë edhe kallëzim penal ndaj drejtuesit të kësaj firme sepse nuk u kanë paguar detyrimet e pagesave mujore qysh prej muajit korrik të vitit që shkoi, të cilat kapin një shumë prej gati 250 mijë euro. Punonjësit shprehen se kanë marrë vetëm premtime ndaj i janë drejtuar sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së qarkut Fier për të bërë kallëzim penal. Rreth 20 punëtorë të tjerë të firmës sllovene “Pro trans” që merret me ndërtimin e segmentit të autostradës Levan - Vlorë kanë bërë një protestë njëorëshe para godinës së Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier. Ata kërkuan nga autoritet e kësaj drejtori policie që të denoncojnë pronarët e firmës, pasi kanë 4 muaj që nuk kanë marrë pagat. Drejtues të policisë Fier, pasi kanë marrë vesh se çfarë kërkonin kanë vënë në dispozicion të tyre një punonjës të zyrës së Luftës kundër Krimit Ekonomiko–Financiar që u ka marrë denoncimin. “Ne kemi ardhur këtu të bëjmë një denoncim tek shefi i sektorit të Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së qarkut Fier”,-ka thënë një punonjës, sepse në kontratën që na kanë bërë 3-mujorshe, nuk na kanë likuiduar lekët, nuk e kanë mbajtur premtimin e dhënë nëpërmjet asaj kontrate që na kanë bërë dhe përveç kësaj kanë nga 3 -4 muaj pa na dhënë lekët fare. Ne kemi bërë kontratë me përfaqësuesit e firmës që janë aktualisht këtu, dhe një përfaqësues nga Lubjana e Sllovenisë që është përfaqësues tek kjo firmë na ka premtuar se do të na likuidojnë deri në muajin qershor. Ata janë mashtrues”. Sipas punonjësve ata kanë filluar punën qysh në muajin korrik të vitit që shkoi, janë paguar vetëm 2 muaj me një pagë qesharake 170 mijë lekë të vjetra dhe nga këto gjysmat i mbanin për sigurime në një kohë kur ne nuk na kanë firmosur këto dokumente siguracioni dhe lekët e tjera na i jepnin në dorë si punë të zezë. Ne do të bëjmë kallëzim penal dhe shpresojmë të marrim vetëm ato që na takojnë, asgjë më tepër”. Punonjësit thonë se nëse shteti nuk ndërhyn për zgjidhjen e këtij problemi, atëherë punonjësit do të ndërpresin punimet e autostradës dhe do të futen në grevë urie. Janë rreth 160 punonjës të papaguar nga firma sllovene që ka marrë përsipër ndërtimin e autostradës Levan-Vlorë. Ata kanë kërcënuar me bllokim të punimeve deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve që firma ka karshi tyre. Pjesa më e madhe e tyre janë kryefamiljarë, ndërsa shprehen se ndodhen në një gjendje të vështirë ekonomike. A. Damini