E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austriakët, ndihmë dhe asistencë në shëndetësi

02/05/2009  Vizita e dytë në Shkodër

Austria vijon të jetë prezent në qytetin e Shkodrës, si në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, ashtu dhe në sektorin e shëndetësisë. Në kuadër të bashkëpunimit Shkodër –Austri ka mbërritur dje në bashkinë e Shkodrës një delegacion i Bashkisë së Rohrbach-ut të Austrisë, i kryesuar nga kryebashkiaku Josef Hauer. Delegacioni u prit nga nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Ritvan Trashani,i cili falënderoi miqtë austriakë për bashkëpunimin e ofruar në vite. Qëllimi i kësaj vizite ishte prezantimi nga ana e miqve austriakë të një marrëveshjeje që Shoqëria Aksionare e Shëndetit dhe spitaleve të Austrisë (GESPAG) e ndërmjetësuar nga Bashkia e Rohrbachut-t, do të nënshkruajë me drejtorinë e spitaleve të qytetit të Shkodrës. Kjo marrëveshje, e cila përmban 8 pika bashkëpunimi, vjen si vazhdim i një marrëveshjeje paraprake që dy kryetarët e bashkive respektive, Lorenc Luka i Bashkisë Shkodër dhe Josef Hauer i bashkisë së Rohrbach-ut kanë nënshkruar në tetorin e vitit të kaluar për bashkëpunim dypalësh në fushat e shërbimit të përgjithshëm mjekësor si dhe të shërbimit mjekësor parësor. Gjatë këtij takimi nënkryetari i bashkisë, Trashani i bëri një panoramë të shkurtër të zhvillimeve në qytetin e Shkodrës dhe në Shqipëri, që nga vizita e fundit e miqve austriakë në tetorin e vitit të kaluar. Sipas informacionit zyrtar të Bashkisë së Shkodrës, austriakët kanë ofruar falas për spitalin rajonal të Shkodrës: këshillim në çështjet mjekësore, të përkujdesjes dhe në ato administrative, mbështetje të specialistëve shkodranë në Institucionet e GESPANG, mbështetje e zbatimit të masave në terren, trajnim për përdorimin e pajisjeve të falura, këshillim në çështjet e trajnimeve dhe të specializimeve, transferim dijesh shkencore në lidhje me trajnimet dhe specializimet, si dhe këshillim në çështjet e urgjencës. V. Abdyli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›