Starton edicioni i IV i Dansit Modern
02/05/2009 Trupa nga e gjithë bota
Në qytetin e Durrësit ka nisur Festivali i IV i Dansit Modern dhe Kontemporan, i cili do të zgjasë 7 ditë gjithsej, deri më 6 maj. Në hapjen e këtij festivali kanë qenë ët pranishëm drejtuesit lokalë të Bashkisë Durrës, kryetari Vangjush Dako, prefekti Klodjan Pajuni dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Seid Kërtusha. Drejtori i festivalit të Dansit Modern dhe Kontemporan, Gjergj Prevazi, në fjalën e hapjes tha se prezantimi dhe perceptimi i performancave gjatë spektakleve do t’i afrojë më shumë artistët tanë të kërcimit me format dhe teknikat më bashkëkohore të dansit duke synuar aplikimin e tyre në shfaqjet tona. Në festivalin e IV marrin pjesë 9 kompani teatrore nga Izraeli, Hungaria, Kanadaja, Italia, Britania e Madhe, Greqia dhe Shqipëria. Nata e parë e festivalit është hapur nga trupa izraelite: “Kolben dance company”, e cila drejtohet nga regjisorët Armir Kolben dhe Masha Wsiseil. Shtatë kërcimtarët e kompanisë Kolben në shfaqjen e tyre “Interface” sollën një ndërthurje të botës mediatike dixhitale me ndryshimet e natyrës njerëzore në realitetin e ri. Pas përfundimit të shfaqjes, spektatorët e pranishëm kanë duartrokitur gjatë performacën e trupës izraelite, e cila vjen për herë të parë në një aktivitet të tillë. Festivali i IV i Dansit Modern ka vazhduar mbrëmjen e djeshme me shfaqjen e kërcimtarëve Paul Ibey dhe Anton Pasquarella nga Kanadaja me spektaklin “Coelacanth”, ndërsa pas kanadezëve, është radha e trupës sllovene “EnKnapGroup” me shfaqjen “Sky” të koreografit Simone Sandroni. Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në përshëndetjen e tij para fillimit të festivalit është shprehur se bashkia mbështet për të katërtin vit radhazi festivalin e Dansit dhe do të mbështesë edhe të gjitha aktivitetet e tjera kulturore dhe artistike që do të zhvillohen në të ardhmen. Xh. Gradica